loredana zbulon kushtin per tu bere serish nene kete here dua gjithcka ndryshe 6afc0c930755d

Loredana zbulon kushtin për t’u bërë sërish nënë: Këtë herë dua gjithçka ndryshe

November 17, 2026
1 minut lexim

Këngëtarja e njohur shqiptare Loredana ka zbuluar se dëshiron të bëhet nënë për herë të dytë, por këtë herë ka një kusht të rëndësishëm: fëmija të rritet në një familje ku mbizotërojnë dashuria, respekti dhe mirëkuptimi.

Përmes një pyetësori të hapur në Instagram, artistja është pyetur nga ndjekësit nëse do të dëshironte të kishte një tjetër fëmijë. Përgjigjja e saj ishte pozitive, por ajo sqaroi se nuk dëshiron të nxitohet, pasi përvojat e së kaluarës e kanë bërë më të kujdesshme.

“Po, sigurisht, por mendoj se pas gjithçkaje që kam kaluar në marrëdhënien time të mëparshme, më duhet ende pak kohë”, është shprehur Loredana, transmeton “Bota sot”.

Image

Postimi i Loredanes

Ajo theksoi se dëshiron që fëmija i saj i dytë të ketë dy prindër që kuptohen dhe respektojnë njëri-tjetrin, pavarësisht se çfarë mund të ndodhë në marrëdhënien e tyre në të ardhmen.

“Dëshiroj që fëmija im i dytë të ketë prindër që kuptohen dhe respektojnë njëri-tjetrin. Nuk dua që fëmija im të përjetojë atë që kemi kaluar Hana dhe unë gjatë gjithë këtyre viteve. Ishin vite të vështira dhe pikërisht për këtë arsye dua t’i bëj gjërat ndryshe këtë herë. Me dashuri, siguri dhe mbi të gjitha paqe”, ka shkruar këngëtarja.

Loredana është nënë e një vajze, Hana, nga lidhja e mëparshme me reperin Mozzik. Ndërsa aktualisht është e martuar me futbollistin Karim Adeyemi, me të cilin po ndërton një kapitull të ri të jetës së saj.

Përmes këtij mesazhi, artistja ka treguar se dëshira për të zgjeruar familjen ekziston, por për të siguria emocionale dhe një ambient i shëndetshëm familjar janë më të rëndësishëm se çdo gjë tjetër.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

epoka e re studentore ne politiken e serbise 6afc0c3cc5818
Lajmi i mëparshëm

Epoka e re studentore në politikën e Serbisë

venera azizi ia fikem dritat manipulimit mbi 20 vjecar fillon nje epoke e re 68fa66737bdf0
Lajmi i radhës

Venera Azizi: VLEN nuk i frikësohet zgjedhjeve të parakohëshme. BDI-ja opozitare po përhap pasiguri te votuesit

Të fundit nga

ShkoLartë