lokalizohet zjarri ne fabriken mirana zjarrfikesit ende ne terren 6891ab46d4527

Lokalizohet zjarri në fabrikën “Mirana”, zjarrfikësit ende në terren

August 5, 2025
1 minut lexim

Shkup, 5 gusht – Është lokalizuar zjarri në fabrikën “Mirana”, por ende ka tym të dobët në disa vende të caktuara. Që të parandalohet ndezja përsëri, zjarrfikësit dhe shërbimet e tjera ende janë në teren, informoi sot në mëngjes Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Sipas të dhënave fillestare të SPB Veles, janë djegur një depo (në të cilën kishte ambalazh plastik, frigoriferë dhe sende të tjera) dhe hapësirat e zyrave (dokumentacion dhe materiale të tjera).

Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë: tri automjete zjarrfikëse nga NJTZ Veles me ekipe nga tri ndërrime (numri i saktë i zjarrfikësve nuk është specifikuar nga kujdestari), një automjet nga NPK “Derven” dhe dy automjete speciale të përshtatura nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), ndërsa kanë qenë të pranishëm edhe gjashtë zyrtarë policorë nga SPB Veles.

“Sipas informacioneve të marra nga SPB Veles dhe Njësia Territoriale Zjarrëfikëse- Veles, zjarri në fabrikën e produkteve ushqimore “Mirana” SHPKNJP në Veles, i cili është raportuar në NJTZ në orën 22:00, ndërsa në SPB Veles në orën 22:20, më datë 04.08.2025, është lokalizuar në orën 04:00 të datës 05.08.2025”, bën të ditur QMK.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pamela anderson nuk terhiqet stallone me ofroi nje apartament dhe nje porsche qe te isha vajza e tij nr 1 6891a22308a0d
Lajmi i mëparshëm

Pamela Anderson nuk tërhiqet: Stallone më ofroi një apartament dhe një Porsche që të isha vajza e tij nr.1

transportohet me plage gjate nates nje person ne spitalin e vlores dyshohet se eshte veteplagosur me cifte 6891b4bf14e89
Lajmi i radhës

Transportohet me plagë gjatë natës një person në spitalin e Vlorës, dyshohet se është vetëplagosur me çifte

Të fundit nga

ShkoLartë