lokalizohet zjarri ne emshir banoret e nderteses tregojne shkaqet e shperthimit 685dc5fcc3aa0

​Lokalizohet zjarri në Emshir, banorët e ndërtesës tregojnë shkaqet e shpërthimit

June 27, 2025
1 minut lexim

Ekipet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin që ka kapluar kulmin e një ndërtese në lagjen Emshir të Prishtinës.

Pas përpjekjes disa orësh zjarrfikësit, të cilëve u kanë ardhur edhe përforcime, kanë arritur të shuajnë zjarrin përmes autoboteve të shumta dhe vinçit.

Zjarri krahas kulmit ka kapluar edhe disa banesa në objektin njëmbëdhjetë katesh, derisa sipas pamjeve që ka siguruar KP shihet se një pjesë e kulmit ka rënë në tokë.

Rastin e kanë konfirmuar edhe në Policinë e Kosovës, derisa banorët janë evakuuar në tërësi.

Sipas të dhënave të para nga ky rast nuk ka të lënduar. KP ka arritur të bisedojë me disa prej banorëve të evakuuar të ndërtesës. Sipas tyre, zjarri ka shpërthyer si pasojë e një pajisje e cila ishte kyçur në energji elektrike.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dimitrieska kocoska eshte nje sfide e madhe te ndahen 5 e bpv se per mbrojtjen 685dc584dbacb
Lajmi i mëparshëm

Dimitrieska-Koçoska: Është një sfidë e madhe të ndahen 5% e BPV-së për mbrojtjen

fansat e habitur justin bieber ndryshon emrin ne rrjetet sociale 685dc728e4d44
Lajmi i radhës

Fansat e habitur, Justin Bieber ndryshon emrin në rrjetet sociale

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë