lokalet ne tirane mbyllen ne shenje proteste rrezikohen 600 vende pune 686fde5ae036b

Lokalet në Tiranë mbyllen në shenjë proteste: Rrezikohen 600 vende pune

July 10, 2025
1 minut lexim

Lokalet në disa zona të Tiranës janë mbyllur sot në formë proteste nga pronarët, kundër vendimit për lirimin e hapësirave publike. Ata shprehen se janë taksapagues të rregullt dhe se nuk kanë marrë asnjë letër zyrtare për këtë vendim.

“Ne paguajmë taksën për ambientet e jashtme, sipas hapësirave që kemi të deklaruara dhe gjithçka bëhet nëpërmjet bankës. Unë paguaj 1 milion lekë të reja në vit. Pretendojmë se nuk jemi në hapësirë publike, por në një zonë private dhe na kërkohet ta lirojmë. Nuk kemi marrë asnjë letër zyrtare, thjesht kalojnë dhe thonë se ka urdhër. Duhet të vijë një shkresë me firmë që të na njoftojë se kemi shkelur ligjin, dhe mbi këtë bazë të na kërkohet lirimi”, tha Bledar Mehmeti, pronar lokali.

Pronarët thonë se brenda këtij kompleksi janë mbi 40 lokale dhe mbi 600 punonjës, të cilët rrezikojnë të mbeten pa punë në rast se hapësira do të lirohet.

“Nëse sot punojnë 600 veta, mund të zbresë në 150, sepse ky është kapaciteti, nuk mund të mbajmë njerëz kot. Është edhe dëm moral, sepse punonjësit krijojnë një perceptim të keq për bizneset. Po të shohësh vlerën reale, dikujt i kushton 100 mijë lekë të reja në muaj, dikujt tjetër 150 mijë”, shtoi Mehmeti.

Pronarët e lokaleve kanë paralajmëruar një protestë ditën e premte në orën 10:00 para Kryeministrisë, për të kërkuar të drejtat e tyre.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zekolli shaqiri vlen siguroi 50 milione euro per komunat me shumice shqiptare 686fd50146f0d
Lajmi i mëparshëm

Zekolli-Shaqiri: VLEN siguroi 50 milionë euro për komunat me shumicë shqiptare

vazhdon turpi i federates serbe denon skuadren nga
Lajmi i radhës

Vazhdon turpi i federatës serbe, dënon skuadrën nga Sanxhaku

Të fundit nga

ShkoLartë