Ola Xhauri vjen para publikut me projektin e saj më të ri muzikor, “Location”, një bashkëpunim me Florian Tufallarin, që sjell ritëm, energji dhe një realizim të kuruar në çdo element.
Në qendër të këtij projekti qëndron vetë Ola, e cila shfaqet me një paraqitje të sigurt artistike, stil modern dhe një prezencë të fortë në klip. “Location” ndërtohet mbi një atmosferë bashkëkohore, ku muzika dhe imazhi ecin paralelisht, duke krijuar një projekt të plotë dhe të menduar deri në detaj.
Kënga mban firmën e një ekipi të njohur profesionistësh. Muzika është punuar nga Sardi Mneri, tekstin e ka shkruar Deyzoh, ndërsa produksioni është realizuar nga Monkey Music. Nga ana vizuale, videoklipi është prodhuar nga Full Moon Production, duke i dhënë këngës një identitet të veçantë estetik.

Pjesë e këtij projekti janë edhe emra të njohur nga fusha e modës dhe bukurisë. Për grimin është kujdesur Arbër Bytyqi, stilimi është realizuar nga Katerina Zenel dhe Eréza Kabashi, ndërsa koreografia është sjellë nga Arbiol Dardha.
Me “Location”, Ola Xhauri konfirmon dëshirën për të sjellë projekte të punuara me kujdes, ku ndërthuren muzika, paraqitja skenike dhe koncepti vizual. Ky publikim shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugëtimin e saj artistik dhe e rikthen këngëtaren me një frymë të re para publikut. BS
Burimi: botasot.info


