lloga refuzimi i gjuhes shqipe nga gjykata kushtetuese shkelje e rendit kushtetues 6898c17408616

Lloga: Refuzimi i gjuhës shqipe nga Gjykata Kushtetuese, shkelje e rendit kushtetues

August 10, 2025
1 minut lexim

Shkup, 10 gusht – Ish-ministri i Drejtësisë nga Aleanca për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës, Krenar Lloga, sot përmes rrjeteve sociale, ka shkruar lidhur me refuzimin e përdorimit të shqipes nga Gjykata Kushtetuese. Sipas Llogës, qasja e Gjykatës Kushtetuese ndaj gjuhës shqipe, është është e bazuar në mentalitet diskriminues institucional, ku 10 herë me radhë Gjykata Kushtetuese përgjigjet vetëm në një gjuhë, ndërsa shpërfillet gjuha shqipe.

“Refuzimi i përdorimit të gjuhës shqipe nga Gjykata Kushtetuese nuk është thjesht shkelje ligji, është shkelje flagrante e vet rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ligji për përdorimin e gjuhëve, i mbështetur nga Kushtetuta dhe Marrëveshja e Ohrit, është i detyrueshëm për të gjitha institucionet, përfshirë edhe këtë organ të lartë. Kur unë si qytetar paraqes kërkesë në gjuhën shqipe, nuk po kërkojë privilegj, pot ushtroj një të drejtë themelore të garantuar me ligj”, shkruan Lloga.

Sipas tij, fakti që 10 herë me radhë Gjykata Kushtetuese po më përgjigjet vetëm në një gjuhë, duke shpërfillur gjuhën shqipe, dëshmon për një mentalitet institucional diskriminues dhe përbuzës ndaj gjysmës së popullsisë së vendit. Kjo, shton Lloga, nuk është thjesht neglizhencë, kjo është sfidim i hapur i ligjit, arrogancë politike dhe qasje albanafobike.

“Një organ që duhet të jetë garant i kushtetutshmërisë dhe i barazisë po e përdor autoritetin e vet për të përforcuar pabarazinë dhe për të dërguar mesazhin se ligji vlen selektivisht. Nëse vetë “rojet” e Kushtetutës e shkelin atë, atëherë shteti ligjor rrënohet nga themelet. Ne, qytetarët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, nuk mund të pranojmë që të drejtat tona gjuhësore të kthehen në dekor për propagandë ndërkombëtare, ndërsa brenda vendit ato të trajtohen si pengesë administrative. Ky standard i dyfishtë është i papranueshëm. Është koha për ndërhyrje të menjëhershme, qoftë nga Kuvendi, qoftë nga faktori ndërkombëtar, sepse shkelja e ligjit nga Gjykata Kushtetuese është goditja më e rëndë që mund t’i bëhet demokracisë në këtë vend”, shprehet në fund Lloga.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shperthen etna llave vullkanike ne 3000 metra lartesi alarm per fluturimet 6898be67e7990
Lajmi i mëparshëm

Shpërthen Etna! Llavë vullkanike në 3,000 metra lartësi, alarm për fluturimet

fluks udhetaresh ne kakavije policia kufitare po punojme me ritme te pershpejtuara 6898c3180a532
Lajmi i radhës

Fluks udhëtarësh në Kakavijë/Policia kufitare: Po punojmë me ritme të përshpejtuara

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë