lloga komisioni shteteror i zgjedhjeve te sqaroje dilemen rreth numrit te kandidateve te listave per keshilltare 688a40f989a92

Lloga: Komisioni shtetëror i zgjedhjeve të sqarojë dilemën rreth numrit të kandidatëve të listave për këshilltarë

July 30, 2025
1 minut lexim

Shkup, 30 korrik – Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), duke paralajmëruar se pranimi i listave për këshilltarë me më pak kandidatë nga sa parashikon Ligji për Vetëqeverisje Lokale përbën shkelje të rëndë ligjore dhe vepër penale.

“KSHZ, nëse pranon lista të tilla, vepron në kundërshtim të hapur me ligjin dhe anëtarët përkatës do të mbajnë përgjegjësi individuale dhe institucionale,” deklaroi Lloga, duke iu referuar nenit 34 të ligjit përkatës.

Ai ka kritikuar edhe vendimin e Qeverisë VLEN-VMRO për përcaktimin e numrit të anëtarëve të këshillave të komunave, të publikuar në Gazetën Zyrtare nr. 199 më 26 shtator 2024, duke e cilësuar “tendencioz, absurd dhe në kundërshtim të plotë me normat juridike pozitive”.

Sipas Logës, çdo akt që cenon ligjshmërinë e procesit zgjedhor përbën rrezik serioz për rendin kushtetues dhe demokracinë në vend. Ai kërkoi që KSHZ të sqarojë urgjentisht situatën dhe të veprojë në përputhje të plotë me ligjin, duke garantuar integritetin e zgjedhjeve dhe besimin e qytetarëve në institucione.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shtohen rastet e vdekjeve nga virusi i nilit perendimor ne itali regjistrohet viktima e tete mjeket ngrene alarmin 688a3decd20a2
Lajmi i mëparshëm

Shtohen rastet e vdekjeve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali, regjistrohet viktima e tetë. Mjekët ngrenë alarmin

kodi i ri penal mes alarmit dhe qesharakes 688a429d13bae
Lajmi i radhës

Kodi i ri Penal, mes alarmit dhe qesharakes

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë