llava vijon te rrjedhe poshte shpatit te malit etna pas shperthimit te vullkanit 68a117e05e3a8

Llava vijon të rrjedhë poshtë shpatit të malit Etna pas shpërthimit të vullkanit

August 17, 2025
1 minut lexim

Llava vazhdon të rrjedhë përgjatë shpatit të malit Etna gjatë shpërthimit në Katania të Italisë.

Llava ushqehet nga një çarje efuzive që u hap në një lartësi prej 3 mijë metrash më 10 gusht, e vendosur mes kraterit Bocco Nuova dhe atij Juglindor.

Fronti më i avancuar i llavës ka arritur një lartësi prej 2.700 metrash, ndërsa aktiviteti shpërthyes vazhdon me intensitet të ndryshëm nga krateri Juglindor, duke dërguar hi në zonën e majës teksa alarmi për aviacionin mbetet në nivel portokalli.

Mali Etna është një nga vullkanet më të famshëm dhe më aktivë në botë pasi është në aktivitet pothuajse të vazhdueshëm, me shpërthime efuzive dhe shpërthyese.

Derisa shpërthimet janë të shpeshta, ato zakonisht nuk janë katastrofike për popullatën aty pranë, por ato mund të pengojnë udhëtimin ajror dhe të dëmtojnë infrastrukturën.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

juventusi e marseille ne gare per transferimin e zhegroves 68a116b496089
Lajmi i mëparshëm

Juventusi e Marseille në garë për transferimin e Zhegrovës

rexhep meidani mbush 81 vjet 68a16a9d1cfeb
Lajmi i radhës

​Rexhep Meidani mbush 81 vjet

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë