llamarina ra ne trotuar ne bul ilindenska a mund te ecim te sigurt pa u frikesuar per jeten tone pyesin qytetaret 68efd9d01f1d4

Llamarina ra në trotuar në bul. “Ilindenska”: A mund të ecim të sigurt pa u frikësuar për jetën tonë, pyesin qytetarët

October 15, 2025
1 minut lexim

Shkup, 15 tetor – Një grua nga Shkupi pasdite publikoi në rrjetet sociale se një copë llamarine e madhe kishte rënë nga një ndërtesë në ndërtim mbi trotuarin dhe shtigjet për biçikleta në bulevardin “Ilindenska” në Shkup.

“Alo Shkup? A mund të lëvizim të sigurt pa u frikësuar për jetën tonë? Sa viktima duhen që më në fund të vihet një rregull në gjithë këtë që po ndodh rreth nesh? Një minutë para se të binte kjo llamarinë kalova këtu dhe nuk kishte as njerëz, as ndonjë shenjë që të paralajmëronte se po ndërtohej apo shembej diçka, apo që kishte rrezik që të bien objekte kështu papritur në mes të shtigjeve dhe trotuarit në Ilindenska – rrugë që është vazhdimisht aktive. Duhej të binte mbi ndonjë njeri që të reagonit dhe të vendosnit ndonjë rregull për këtë ndërtim dhe shkatërrim të vazhdueshëm? TMERR! Shikoni nga të gjitha anët – askund nuk jemi të sigurt!”, shkruan gruaja në Facebook.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

edhe chatgpt e nxjerr feti abazin fitues 68efd3316c69f
Lajmi i mëparshëm

Edhe ChatGPT e nxjerr Feti Abazin fitues

kryeministri mickoski zhvilloi takim me presidenten e komisionit evropian ursula von der leyen 68efda70eae70
Lajmi i radhës

Kryeministri Mickoski zhvilloi takim me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Të fundit nga

ShkoLartë