lladrovci une jam me qytetaret e beses e mikpritjes nga zemra e kosoves me 101 arsye per drenasin kampion 68d5da8ee2207

Lladrovci: Unë jam me qytetarët e besës e mikpritjes, nga zemra e Kosovës, me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”

September 26, 2025
1 minut lexim

Qytetarët e Poklekut të Ri dhe Shtrubullovës ishin bashkëbiseduesit e Ramiz Lladrovcit, në fushatën zgjedhore me 101 arsye për të dalë në votim për fitoren e madhe të qytetarëve kampion.

“Unë jam bashkë vetëm me qytetarët e komunës time, qytetarët e devotshëm dhe me integritet të komunës së Drenasit, me qytetarët e besës e mikpritjes, me qytetarët e zemrës së Kosovës, me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i tij:

Me qytetarët e Poklekut të Ri dhe Shtrubullovës, bashkë me Arjanit Hotin dhe Altina Berishën dhe kandidatët tjerë për Kuvendin e Komunës, diskutuam rreth platformës “Për Drenasin Kampion”, për 101 arsyet për të dalë në votim, për fitoren e madhe të qytetarëve kampionë.

Projektet e filluara, ato në proces dhe dhjetëra projekte tjera të planifikuara për mandatin e ardhshëm, do ta rikonfirmojnë punën tonë në shërbim të qytetarëve, njëherësh, duke e bërë Drenasin tërheqës për të jetuar, për të investuar dhe për të punuar në komunën e Drenasit.

Ato që i thonë kundërshtarët aktualë politik po bien në ujë dhe po demantohen nga vet propaganduesit e qendrat e tellallëve në mediat lokale e nacionale.

Unë jam bashkë vetëm me qytetarët e komunës time, qytetarët e devotshëm dhe me integritet të komunës së Drenasit, me qytetarët e besës e mikpritjes, me qytetarët e zemrës së Kosovës, me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”.

Vazhdojmë edhe katër!

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

europa league feste per anglezet e gjermanet bologna e nis me disfate ne transferte rangers humb me bajramin ne tribune rezultatet 68d5d4700ff34
Lajmi i mëparshëm

Europa League/ Festë për anglezët e gjermanët, Bologna e nis me disfatë në transfertë, Rangers humb me Bajramin në tribunë (Rezultatet)

ish i dashuri i kim kardashian njofton padi kunder saj dhe nenes se saj 68d5dbb4a1acf
Lajmi i radhës

Ish-i dashuri i Kim Kardashian njofton padi kundër saj dhe nënës së saj

Të fundit nga

ShkoLartë