lladrovci une angazhohem per drenasin kampion 68c6cd70bd733

Lladrovci: Unë angazhohem për Drenasin kampion

September 14, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci që kandidon për një tjetër mandat në këtë komunë, por tash me partinë e tij, “Për Drenasin Kampion”, e ka hapur fushatën elektorale.

Ai para përkrahësve të tij ka prezantuar platformën zgjedhore  për garën e 12 tetorit.

Tha se Drenasi është zemra e Kosovës e vizioni i tyre është puna cilësore e efikase.

“Ne nuk zmbrapsemi, e kemi dëshmuar me vite. Jemi për të dëshmuar se jemi kampion për punë transparente e llogaridhënëse, zhvillim gjithëpërfshirës i komunës për shërbime efikase për qytetarët, për vazhdimin emisionit tonë ’qytetari në qendër’. E ardhmja e komunës tonë është në duart tuaja. Unë angazhohem për Drenasin kampion”, tha në këtë hapje fushate Lladrovci.

Aty është bërë edhe prezantimi i kandidatëve që në këto zgjedhje nën logon e kësaj partie garojnë për këshilltarë komunal.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sulmet e izraelit 32 persona humbin jeten ne gaza 68c6cc8278b51
Lajmi i mëparshëm

Sulmet e Izraelit, 32 persona humbin jetën në Gaza

coldplay ndalon koncertin dhe i kerkon fansave edhe nese sjeni dakord dergoni dashuri per familjen e charlie kirk 68c6ce919df21
Lajmi i radhës

Coldplay ndalon koncertin dhe i kërkon fansave: Edhe nëse s’jeni dakord, dërgoni dashuri për familjen e Charlie Kirk

Të fundit nga

ShkoLartë