lladrovci takohet me hargreaves celesi i suksesit te performances eshte disiplina 68c2f50e94b73

Lladrovci takohet me Hargreaves: Çelësi i suksesit të performancës është disiplina

September 11, 2025
1 minut lexim

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves, gjatë ditës së sotme ka vizituar Drenasin, ku u prit nga kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë.

Sipas një njoftimi nga ana e komunës, Lladrovci e falënderoi ambasadorin për vizitën, duke theksuar se ndjehet i nderuar me vizitën e tij.

Qeverisja e mirë, transparente dhe llogaridhënëse e bëjnë komunën e Drenasit kampione në garën e performancës komunale në nivel nacional”, theksoi Lladrovci, duke shtuar se çelësi i suksesit është disiplina.

Hargreaves, sipas njoftimit të lëshuar për media, shprehu falënderim për mikpritjen dhe u njoh me projektet e infrastrukturës, në zbatimin e barazisë gjinore, barazinë para ligjit dhe respektimin e ligjit, në arsim, shëndetësi, etj, njëkohësisht u njoh me sfidat e komunës së Drenasit të lidhura me ujin, ruajtjen e ambientit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Nga ana tjetër, Lladrovci vlerësoi përkrahjen nga Britania e Madhe gjatë dekadave të fundit dhe ditëve më të vështira, në veçanti për transformimin e UÇK-së në TMK dhe më vonë në FSK.

“Kryetari Lladrovci për ambasadorin Hargreaves kishte dy dhurata, librin e Bedri Islamit “Përjetësia e dyfishtë”, kushtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcit si dhe medaljonin e punuar nga Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas”, thuhet tutje në njoftim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IMG 9603
Lajmi i mëparshëm

Takimi Mexhiti – Aggeler: Peshqit e Ohrit apo peshqit e mëdhenj të politikës?

julia roberts zbulon rregullat e rrepta me te cilat rriti femijet 68c2f63276130
Lajmi i radhës

Julia Roberts zbulon rregullat e rrepta me të cilat rriti fëmijët

Të fundit nga

Përfundon protesta në Shkup

Ka përfunduar protesta kundrejt pakënaqësive në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë e cila u mbajt në qendër të Shkupit. Mijëra shqiptarë kërkuan drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin,
ShkoLartë