lladrovci shpreh mirenjohje dhe konsiderate per te gjithe perkrahesit e tij 6887456ba4ebd

Lladrovci shpreh mirënjohje dhe konsideratë për të gjithë përkrahësit e tij

July 28, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka falënderuar të gjithë ata që e përkrahën, pas vendimit të kryesisë së PDK-së, rreth kandidaturës së tij.

Lladrovci nuk është rizgjedhur që të kandidojë për kryetar të Drenasit, derisa nga PDK do të garojë Petrit Hajdaraj.

E përmes një postimi në Facebook, ai tha se puna e tij ka simpatinë e jo vetëm të qytetarëve të Drenasit, por gjithandej trojeve shqiptare.

Krejt në fund, i pari i Drenasit ripërsërit se bashkë me qytetarët e qytetit vazhdojnë përpara, plus katër vjet.

Postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:

Falënderim!

Falënderoj qytetarët, miqtë, dashamirët dhe përkrahësit për mijëra mesazhe dhe telefonata përkrahëse, pas vendimit të Kryesisë së PDK-së, rreth kandidaturës time.

Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë dhe konsideratën për të gjithë, në pamundësi veç e veç t’ju përgjigjem ndaj mesazheve në të gjitha rrjetet sociale dhe telefonatat.

Në veçanti shpreh keqardhje për mosmundësi t’i përgjigjem mediave të cilat kanë ndjekur punën time ndër vite.

E kam ditur se puna ime me përkushtim, sinqeriteti dhe vendosmëria për qeverisjen shembullore dhe me duar të pastra, pa iu nënshtruar keqbërësve e merr përkrahjen dhe simpatinë jo vetëm nga qytetarët e komunës së Drenasit por gjithandej trojeve shqiptare.

Faleminderit, bashkë, vazhdojmë, +4!

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

chelsea shume prane te mbylle marreveshjen me ajaxin per jorrel haton 6887456866675
Lajmi i mëparshëm

Chelsea shumë pranë të mbyllë marrëveshjen me Ajaxin për Jorrel Haton

tesla e lire me ne fund po vjen 6887461d7c6f3
Lajmi i radhës

Tesla e lirë më në fund po vjen

Të fundit nga

ShkoLartë