lladrovci ne takim me qytetaret e negrocit dhe vucakut 68cdd56f82c63

Lladrovci në takim me qytetarët e Negrocit dhe Vuçakut

September 20, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vazhduar fushatën duke u takuar me qytetarët e Negrocit dhe Vuçakut.

Lladrovci ka shkruar se po punojnë në shërbim të qytetarit, duke e konsideruar nder dhe obligim.

“Me qytetarët e Negrocit dhe Vuçakut krenar, të besës, mikpritjes e përkushtimit atdhetar, bashkë me kandidatin, z. Gani Krasniqi dhe kandidatët tjerë për Kuvendin e Komunës, mbajtëm tubim zgjedhor ku theksuam disa nga 101 arsyet “Për Drenasin Kampion”. Diskutimi i ngrohtë, i sinqertë dhe i hapur me qytetarët e pranishëm, bëri të dukshëm motivin pse duhet të votohet numri 101, pse kjo votë është për qeverisjen e shkëlqyer me qytetarët kampionë”, shkroi ai.

Tutje, ai tha se shkolla si vendtakim ishte i vogël sepse erdhën shumë qytetarë për ta takuar.

“Ne punojmë dhe jemi në shërbim të qytetarit, duke e konsideruar nder dhe obligim, sfidë dhe përpjekje të pandalshme për jetë më të mirë për të gjithë. Ne ndodhemi në zemrën e Kosovës, të dëshmuar me punë për të mirën e qytetarëve tanë, prandaj edhe vendtakimi ynë i zakonshëm në Shkollë me qytetarët, ishte i vogël për të gjithë të interesuarit që erdhën në tubim.Faleminderit 101 herë, vazhdojmë edhe katër!”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

putini zbulon se kujt do tia dorezoje rusine kur te largohet 68cdd48b5f239
Lajmi i mëparshëm

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet

debati i nxehte mes kim kardashian dhe kanye west zbulohet ne dokumentarin e ri in whose name 68cdd691838bb
Lajmi i radhës

Debati i nxehtë mes Kim Kardashian dhe Kanye West zbulohet në dokumentarin e ri ‘In Whose Name’?

Të fundit nga

ShkoLartë