live vrasja e gjyqtarit te apelit te tiranes astrit kalaja ne sallen e gjyqit detaje nga ngjarja e rende 68e4a823b8bc7

LIVE/ Vrasja e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, detaje nga ngjarja e rëndë

October 7, 2025
1 minut lexim

Dje ka ndërruar jetë gjyqtari Astrit Kalaja i cili u qëllua me armë zjarri nga 30-vjeçari Elvis Shkambi brenda sallës së Gjykatës së Apelit, Tiranë.

00:13 “Do martoj vajzën, jam i lumtur”/ Zbulohet biseda e fundit e gjyqtarit Kalaja para se të vritej: Mezi pres…

Një gjyqar ka rrëfyer për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha bisedën e fundit me Astrit Kalaja, para seancës që do të ishte e fundit për të.

“Martoj vajzën dhe jam i lumtur. Mezi e pres atë ditë”-ishin fjalët e gjyqtarit.

00:03 Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, nesër pezullohen të gjitha gjyqet në Gjykatën e Apelit

Ditën e sotme do të pezullohen të gjitha gjyqet në Gjykatën e Apelit, konfirmojnë burimet e gazetares së Top Channel Anila Hoxha.

Do të hidhet shorti vetëm për 12 masa sigurie, pasi mbaron afati. Të 12 masat i kishte gjyqtari që u vra sot brenda sallës së gjyqit.

Burimet thonë se gjyqtari ishte në treshe së bashku me Gilda Hoxhën dhe Enkelejda Bajo.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bqk ne kosove jane rreth 1 7 milion kartela bankare 68e4a7825d446
Lajmi i mëparshëm

BQK: Në Kosovë janë rreth 1.7 milion kartela bankare

nje veture e re dodge v 8 muskulore mund te prodhohet se shpejti 68e4a852ec297
Lajmi i radhës

Një veturë e re Dodge V-8 ‘muskulore’ mund të prodhohet së shpejti

Të fundit nga

ShkoLartë