lituania pakot shperthyese ne evrope rrjet i mbeshtetur nga rusia 68cc28b9aa875

Lituania: Pakot shpërthyese në Evropë, rrjet i mbështetur nga Rusia

September 18, 2025
1 minut lexim

Autoritetet lituane zbuluan se 6 kg eksploziv u gjetën gjatë kontrolleve të policisë në mbarë kontinentin.

Pesëmbëdhjetë persona janë akuzuar për një operacion të dyshuar të mbështetur nga Rusia, i cili planifikonte sulme zjarrvënëse nëpër Evropë përmes shërbimeve të korrierëve, thanë prokurorët lituanezë.

Në një deklaratë të mërkurën, zyra e Prokurorisë së Përgjithshme në Vilnius bëri të ditur se hetimet kanë zbuluar se GRU, shërbim i inteligjencës ushtarake ruse, kishte udhëhequr operacionet, raporton euronews.

Të dyshuarit përfshijnë shtetas nga Rusia, Lituania, Letonia, Estonia dhe Ukraina.

Dyshohet se rrjeti ka fshehur pajisje shpërthyese të improvizuara, që përmbanin substancën shumë të ndezshme termit, brenda jastëkëve masazhi dhe tubave të kozmetikës.

Disa nga këto pajisje ndezëse shpërthyen vitin e kaluar në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani dhe Poloni, ndërsa transportoheshin nga shërbimet korriere DHL dhe DPD.

Sipas prokurorisë lituaneze, më 19 korrik 2024 një anëtar i rrjetit dërgoi katër pako.

Dy prej tyre u dërguan me avionë mallrash të DHL drejt Mbretërisë së Bashkuar, ku njëra shpërtheu në një magazinë të kompanisë në qytetin anglez Birmingham. Tjetra nuk shpërtheu për shkak të një defekti teknik.

Një tjetër palë pakosh u dërgua në Poloni përmes DPD-së; njëra mori flakë në një qendër logjistike në qytetin gjerman Leipzig dhe tjetra u përfshi nga zjarri në një kamion shpërndarjeje që po udhëtonte nëpër Poloni.

Edhe pse autoritetet lituaneze nuk specifikuan sa arrestime janë kryer në lidhje me këto incidente, ato konfirmuan se janë lëshuar urdhër-arreste ndërkombëtare për tre persona.

Ata shtuan se janë kryer mbi 30 kontrolle në Lituani, Poloni, Letoni dhe Estoni, ku janë zbuluar gjashtë kilogramë eksploziv.

Hetuesit thanë gjithashtu se disa nga të dyshuarit ishin të përfshirë në një sulm zjarrvënës në një dyqan Ikea në kryeqytetin lituanez, Vilnius në vitin 2024.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kercenoi me jete punonjesit e policise arrestohet 26 vjecari i armatosur ne korce 68cc285783288
Lajmi i mëparshëm

Kërcënoi me jetë punonjësit e policisë, arrestohet 26-vjeçari i armatosur në Korçë

ishte varrosur e gjalle nga prinderit e saj bariu i zones shpeton foshnjen 20 diteshe 68cc2a7066b36
Lajmi i radhës

Ishte varrosur e gjallë nga prindërit e saj, bariu i zonës shpëton foshnjën 20-ditëshe

Të fundit nga

ShkoLartë