listat e pavarura selmani element qe mund te krijoj shperdorime 68aa1d245dc2d

Listat e pavarura, Selmani: Element që mund të krijoj shpërdorime

August 23, 2025
1 minut lexim

Shkup, 23 gusht – Listat e pavarura në zgjedhjet lokale me mbështetje të dy nënshkrimeve shikohen si element kritik i zgjedhjeve lokale të tetorit. Profesori universitar Bashkim Selmani përshëndet pjesëmarrjen e kandidatëve të pavarur në zgjedhje por shfaq dyshimet për kërkesën e ulët të nënshkrimeve. Selmani thotë se mund të paraqiten shpërdorime.

“Në këtë rast edhe për kandidatët e pavarur, është mirë të vlerësohet një çështje dhe të ketë kandidat të pavarur, mirëpo mënyra se si e imponon qeveria është element me të cilin mund të pritet pasoja eventuale dhe shpërdorimet me të cilin do të ketë përqindje e vendimmarrjes së kandidatëve partiak. Kjo është një nga mentalitetet të cilin gjithmonë KSHZ-ja ka qenë preh e këtyre rrethanave.”, u shpreh për TVM2 profesori universitar Bashkim Selmani.

Sipas Selmanit KSHZ më shumë I kushton energji zgjedhjeve se sa zgjidhjes së problemeve të qytetarëve. Kjo rregull e re zgjedhore, sipas Selmanit krijon hapësirë për të pasur keqpërdorime gjatë votimit.

“Kjo akoma më shumë përbën hapësirë për të pasur keqpërdorime dhe kuti përsa i përket zgjedhjeve lokale. Nga ana tjetër në asnjë mënyrë nuk i kanë prioritet mënyrën dhe gjendjen e rëndë të qytetarëve duke filluar nga borxhi publik, kriza ekonomike dhe faktorë të tjerë.”, tha Selmani.

Edhe kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar se listat mund të jenë 7 apo 8 metra të gjata me kandidatë të pavarur, por ka thënë se fotografia e qartë do të mësohet më dorëzimin e listave më 1 shtator. Kryeministri druan se më këtë rast mund të krijohej huti tek qytetarët gjatë votimit, ulje të pragut zgjedhor madje edhe dështim të zgjedhjeve. Nëse vijon që procesi të dalë I pasuksesshëm, Mickoski ka paralajmëruar ndërhyrje qeveritare. Trazimi i ujrave parazgjedhore erdhi pas vendimit të KSHZ-së që kandidaturat e pavarura të mbështeten me dy nënshkrime, pasi vendimi paraprak parashikonte mbështetje prej 1% të mbështetësve nga numri I përgjithshëm I votuesve në zonën e caktuar.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

danimarke nena humbet kujdestarine e foshnjes se porsalindur zbulohet arsyeja 68aa1baf0fbf1
Lajmi i mëparshëm

Danimarkë/ Nëna humbet kujdestarinë e foshnjës së porsalindur, zbulohet arsyeja

begaj mesazh ngushellimi per ndarjen nga jeta te artur zhejit 68aa1eb53cb65
Lajmi i radhës

Begaj mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit

Të fundit nga

ShkoLartë