lirohet nga 41 biss altin kodra vuajti denimin per vrasjen e nje biznesmeni 68ea4284234da

Lirohet nga 41 biss Altin Kodra, vuajti dënimin për vrasjen e një biznesmeni

October 11, 2025
1 minut lexim

Është liruar nga burgu i Peqinit Altin Kodra.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se Kodra ishte në regjimin 41 biss dhe u lirua pas përfundimit të dënimit.

Altin Kodra ishte dënuar me 22 vjet burgim nga Gjykata e Shkodrës, për vrasjen e një biznesmeni në Shkodër në vitin 2006.

Gjatë kohës që ka qenë duke vuajtur dënimin, ai është dënuar edhe për vepra të tjera penale. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar për kryerjen e veprës penale “Largim nga vendi i qëndrimit”. Po ashtu, është dënuar në dy raste të tjera, me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kqz votimi eshte e drejte kushtetuese dilni dhe shprehni vullnetin tuaj 68ea41e27718d
Lajmi i mëparshëm

KQZ: Votimi është e drejtë kushtetuese, dilni dhe shprehni vullnetin tuaj

chatgpt aplikacioni me i shkarkuar per shtate muaj rresht 68ea42b4a1427
Lajmi i radhës

ChatGPT, aplikacioni më i shkarkuar për shtatë muaj rresht

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë