lirohen 4 protestuesit e arrestuar pas protestes se opozites 694bf2d3299c2

Lirohen 4 protestuesit e arrestuar pas protestës së opozitës

December 24, 2025
1 minut lexim

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë 4 protestuesit e arrestuar pas protestës së opozitës më 22 dhjetor, Albi Kryeziu, Erlis Sina, Xhekson Dedaj dhe Artan Hysenaji. Ndaj tyre, Gjykata vendosi të caktojë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, të njëjtën që kishte kërkuar edhe Prokuroria e Tiranës.



Pas përfundimit të protestës, policia shoqëroi disa persona, pasi në fund u hodhën molotovë e mjete piroteknike në drejtim të Kryeministrisë, ndërsa u tentua që të kalohej kordoni i policisë në rrethim të godinës duke u përplasur edhe me forcat e rendit. Gjatë protestës, 3 punonjës tëe Policisë mbetën të dëmtuar.

Disa qindra qytetarë iu përgjigjën për rreth dy orë thirrjes së kryedemokratit Sali Berisha për të marrë pjesë në protestën kombëtare para Kryeministrisë të hënën. Kryetari i opozitës ka denoncuar vjedhjen e parave publike nga zyrtarët më të lartë të qeverisë, si dhe goditjen që po i bën Edi Rama, sipas tij, organeve të drejtësisë.

Berisha u bëri thirrje mbarë qytetarëve, intelektualëve në mënyrë të veçantë, të zhvishen nga konformizmi për të ardhmen e familjeve dhe shoqërisë shqiptare, shkruan A2. Berisha i cilësoi Ramën dhe Rilindjen kufoma politike.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shba iu hoqi vizat zyrtareve europiane qe hartuan aktin e sherbimeve digjitale reagon macron sulm ndaj sovranitetit tone digjital 694befe9aea9f
Lajmi i mëparshëm

SHBA iu hoqi vizat zyrtarëve europianë që hartuan Aktin e Shërbimeve Digjitale, reagon Macron: Sulm ndaj sovranitetit tonë digjital

tjeter shperthim ne moske dy police humbin jeten 694bf402b81aa
Lajmi i radhës

Tjetër shpërthim në Moskë, dy policë humbin jetën

Të fundit nga

Zelensky shpalos një plan 20-pikësh për paqe

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka shpalosur variantin më të fundit për një marrëveshje paqeje, e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, e cila synon t’i japë fund luftës pothuajse katërvjeçare të
ShkoLartë