lirimi i pengjeve nga hamasi shenimi i shkruar me dore nga netanyahu ju kemi pritur mire se erdhet perseri 68ecaf6686163

Lirimi i pengjeve nga Hamasi, shënimi i shkruar me dorë nga Netanyahu: Ju kemi pritur, mirë se erdhët përsëri

October 13, 2025
1 minut lexim

Në një gjest simbolik, Kryeministri Benjamin Netanyahu ka përcjellë një shënim të shkruar me dorë për pengjet, ku thuhet: “Mirë se erdhët përsëri!”

“Në emër të të gjithë popullit të Izraelit, mirë se erdhët përsëri!” thuhet në shënim.
“Ju kemi pritur, ju përqafojmë. Sarah dhe Benjamin Netanyahu.”

Ndërkohë, turmat janë mbledhur në Sheshin e Pengjeve në Tel Aviv dhe qytete të tjera, duke pritur me ankth dhe emocione kthimin e pengjeve.

Nga ana tjetër, të burgosurit palestinezë janë parë duke hipur në autobusë nën masa të rrepta sigurie, ndërsa automjetet e Kryqit të Kuq janë në gatishmëri për të siguruar transferimin human dhe mjekësor.

Po ashtu, ka mbërritur ndihma e parë humanitare për banorët e uritur të Gazës, shënuar si një tjetër hap i rëndësishëm në këtë ditë me zhvillime dramatike.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarr ne odese pas sulmit rus perplasje ne rritje per raketat amerikane 68ecadb60b547
Lajmi i mëparshëm

Zjarr në Odesë pas sulmit rus, përplasje në rritje për raketat amerikane

punimet e segmentit vore ura e dajlanit akset qe do bllokohen duke filluar nga sot 68ecb273f2c6f
Lajmi i radhës

Punimet e segmentit Vorë-Ura e Dajlanit, akset që do bllokohen duke filluar nga sot

Të fundit nga

ShkoLartë