lirimi i avokatit ne elbasan prokurori qe e kallezoi terhiqet pas audio pergjimit ska veper penale 68f674679c798

Lirimi i avokatit në Elbasan, prokurori që e kallëzoi tërhiqet pas audio-përgjimit: S’ka vepër penale

October 20, 2025
1 minut lexim

Prokuroria e Elbasanit bën një hap pas dhe urdhëron lirimin e menjëhershëm të avokatit Ulian Barjami.

Nga ana e prokurorit të çështjes, është mbajtur qëndrimi se nuk ishin kushtet dhe nevojat për vijimin e ndalimit të avokat Barjamit dhe për kërkimin përpara gjyqtarit të hetimeve paraprake të vleftësimit të tij apo caktimit të një mase sigurimi personal.

Për rrjedhojë është urdhëruar lirimi i menjëhershëm i avokatit Ulian Barjami. Në deklaratën e saj Prokuroria arsyeton që shtyllat e drejtësisë profesionistët si prokurorët, gjykatësit, policia gjyqësore dhe avokatët nuk mund të funksionojnë nëse nuk respektojnë pavarësinë dhe sigurinë  e njëri tjetrit.

Ulian Bajrami u arrestua me iniciativë nga oficeri i policisë gjyqësore pasditen e 19 Tetorit pas një debati në seancë gjyqësore me prokurorin Gjergj Ceka.

Menjëherë pas arrestimit reaguan në unanimitet avokatët përmes Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Ata e cilësuan të paprecedent arrestimin e avokatit duke deklaruar se u cënua e drejta e përballjes me armë të barabarta në sallën e gjyqit.

Avokatët nuk u ndalën këtu ndërsa mëngjesin e së hënës së 20 tetorit bojkotuan të gjitha proceset penale në çdo shkallë të gjyqësorit.

Përballë këtij qëndrimi prokuroria ka urdhëruar lirimin e avokatit mesditën e së hënës ndërsa shton në deklaratën e saj mbetet e vendosur të garantojë zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë, si dhe mbrojtjen e sigurisë dhe integritetit të çdo funksionari të drejtësisë, apo Policisë se Shtetit, përballë çdo forme presioni, intimidimi apo kërcënimi.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje 10 vjecar dorezon ne polici nje kulete te gjetur me para ne ferizaj 68f673c3c15be
Lajmi i mëparshëm

Një 10-vjeçar dorëzon në polici një kuletë të gjetur me para në Ferizaj

trump nenshkruan marreveshje me kryeministrin australian per metalet e rralla 68f674d9eb8ce
Lajmi i radhës

Trump nënshkruan marrëveshje me kryeministrin australian për metalet e rralla

Të fundit nga

ShkoLartë