lirimi hapesirave publike shprehen binzeset dhe qytetaret per vendimin 688cfb75d347e

Lirimi hapësirave publike, shprehen binzeset dhe qytetarët për vendimin

August 1, 2025
1 minut lexim

Lirimi i hapësirave publike ka sjellë reagime të shumta nga bizneset. Disa i janë bindur urdhrit e të tjerë vijojnë të funksionojnë njësoj.

Përfaqësues të biznesit në sektorin e shërbimit shprehen se vendimi është i paqartë për ta dhe se i ka gjetur të papërgatitur.

“Mendoj se efekti i vërtetë do të ndihet pas shtatorit, sepse për momentin puna është shumë e çrregullt. Ka një rënie të xhiros deri në 30%, që askush nuk po e kupton nga vjen. Gjithashtu, ka mungesë të theksuar turistësh,” – shprehet Enri Jahaj.

Sipas tij, ndër pasojat e para të vendimit pritet të jenë edhe largimet nga puna, sidomos në bizneset e vogla që nuk mund të përballojnë më kostot.

“Duhet të ketë edhe shkurtime, sepse ende funksionojmë pa marrë parasysh kostot. Sheh bare të vogla me 5-6 tavolina që kanë kamarierë dhe banakierë. Por, për të ulur kostot, duhet të ketë vende pune strategjike, jo të panevojshme. Nëse do të ishte dhënë një paralajmërim më herët dhe të ishin vendosur kritere të qarta për atë që do të ndodhte më pas, gjithçka do të ishte më e lehtë,” – vijon Jahaj.

Midis paqartësive që kanë bizneset, qytetarët, nga ana tjetër, janë të lumtur me vendimin e marrë.

Euronews Albania bëri një vëzhgim në disa zona të Tiranës, ku u konstatua se ende ka biznese që nuk e kanë zbatuar vendimin, duke mbajtur tavolina në trotuare apo në vendkalime publike, përtej afatit të vendosur nga Bashkia.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

siljanovska gjendja e sigurise ne vend dhe rajon eshte stabilembetet dilema e shkaktimit te zjarreve 688cecede8e3d
Lajmi i mëparshëm

Siljanovska: Gjendja e sigurisë në vend dhe rajon është stabile,mbetet dilema e shkaktimit të zjarreve

vinicius junior refuzon serish oferten e real madridit 688cfbed3119a
Lajmi i radhës

Vinicius Junior refuzon sërish ofertën e Real Madridit

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë