lirim jashari bartes liste nga vlen jemi te gatshem ta cojme perpara ndryshimin rrenjesor per likoven 68c5fedb7f7fb

Lirim Jashari, bartës liste nga VLEN: Jemi të gatshëm ta çojmë përpara ndryshimin rrënjësor për Likovën

September 14, 2025
min lexim

Lirim Jashari ka shpallur kandidaturën si bartës liste për Këshillin e komunës së Likovës nga koalicioni VLEN. Ai me me këtë rast ka premtuar një Likovë më të mirë, më të zhvilluar dhe më të bashkuar.

“Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për besimin që më është dhënë nga koalicioni VLEN dhe nga ju qytetarët e Likovës. Ky besim është nderi im më i madh dhe përgjegjësia ime më e rëndë. I mësuar se lufta për të drejtat dhe dinjitetin e popullit tonë kërkon kurajë, përkushtim dhe vizion, këto vlera i bart me vete në çdo hap të këtij udhëtimi të përbashkët”, tha Jashari.

Për 18 muaj, tha ai koalicioni VLEN ka punuar pa u ndalur, duke sjellë ndryshime të rëndësishme si në nivel qendror, ashtu edhe lokal.

“Kemi dëshmuar se bashkimi ynë është forcë, dhe sot më shumë se kurrë, jemi të gatshëm të çojmë përpara një ndryshim rrënjësor për Likovën tonë të dashur”, u shpreh Jashari.

Ai tha se vizioni i tij për Likovën bazohet në tre shtylla kryesore: bashkim, zhvillim dhe transparencë.

Zotohet se do të jetë një kryesues që dëgjon çdo zë, që bashkon çdo lagje dhe çdo fshat të Likovës.

“Do të krijojmë këshilla lokale qytetare, ku qytetarët do të keni fjalën kryesore për vendimet që prekin jetën e tyre. Së bashku, do të ndërtojmë një komunitet ku askush nuk ndihet i lënë pas dore”, ka thënë Jashari.

Likova, sipas tij meriton ujë të pijshëm, infrastrukturë moderne, shkolla që frymëzojnë, qendra shëndetësore që kujdesen dhe mundësi pune për të rinjtë tanë.

“Programi ynë përfshin investime në infrastrukturë, rrugë të reja, ujësjellës dhe ndriçim publik në çdo fshat. Pastaj arsim dhe inovacion, mbështetje për bujqësinë dhe bizneset lokale si dhe turizmin”, shtoi ai.

Jashari premton transparencë dhe llogaridhënie, duke u zotuar për një qeverisje të hapur, ku çdo qindarkë e buxhetit komunal do të jetë e qartë për qytetarin.

“Unë besoj se Likova meriton diçka të re, diçka që na bën të ëndërrojmë më shumë. Për këtë arsye, propozoj një iniciativë unike: “Likovë 2030” e cila do të jetë një platformë ku çdo qytetar, nga fëmijët deri te të moshuarit mund të ndajë ëndrrën e tij për Likovën”, ka nënvizuar mes tjerash Jashari.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti koha e fjaleve boshe ka perfunduar cairi do te ngrihet me lart 68c5f1b8d3928
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Koha e fjalëve boshe ka përfunduar, Çairi do të ngrihet më lart

reagimi i tudor pas fitores se jashtezakonshme te juventusit me interin 68c60098c53d4
Lajmi i radhës

Reagimi i Tudor pas fitores së jashtëzakonshme të Juventusit me Interin

Të fundit nga

Mickoski kërkon garanci për integrimin në BE

5 Shkup, 7 dhjetor – Hristijan Mickoski zotohet se derisa është kryetar i VMRO-DPMNE-së nuk do të lëvizë asnjë milimetër nga pozicionet që prekin gjuhën dhe identitetin maqedonas. Më këtë ai e
ShkoLartë