liria ka emer viziton nenen ferdonije qerkezi ne gjakove 697a614be8c9e

​“Liria ka Emër” viziton nënën Ferdonije Qerkezi në Gjakovë

January 28, 2026
1 minut lexim

Përfaqësuesja e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha, gjatë qëndrimit të saj sot në Gjakovë, në kuadër të mobilizimit për marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt, ka vizituar për respekt nënën Ferdonije Qerkezi, një nga figurat më emblematike të qëndresës dhe dhimbjes njerëzore në Kosovë.

Sipas njoftimit, vizita u zhvillua në shtëpinë e Nënës Ferdonije, e cila sot është shndërruar në muze të durimit, kujtesës dhe pritjes.

Gjatë takimit, u theksua se figura e Nënës Ferdonije përfaqëson ndërgjegjen morale të shoqërisë kosovare dhe kujtesën e gjallë të krimeve të luftës, të cilat nuk guxojnë të harrohen dhe as të relativizohen.

“Vizita te Nëna Ferdonije nuk është vetëm akt nderimi, por edhe përgjegjësi. Ajo na kujton çdo ditë se drejtësia nuk është koncept abstrakt, por borxh njerëzor ndaj viktimave dhe familjeve që jetojnë ende me dhimbjen e luftës”, citohet Hoxha në komunikatë.

Platforma Liria ka Emër vlerëson lart forcën, dinjitetin dhe qëndresën e Nënës Ferdonije Qerkezi, duke ritheksuar angazhimin e saj për ruajtjen e kujtesës kolektive dhe për kërkimin e drejtësisë së vërtetë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

divorci ben kerdine instat nje rekord prej nje ne tre ciftesh po ndahen 697a6149acdea
Lajmi i mëparshëm

Divorci bën kërdinë/ INSTAT: Një rekord prej një në tre çiftesh po ndahen!

dasme ne big brother vip kosova kush do te jete cifti 697a6ef724408
Lajmi i radhës

Dasmë në Big Brother VIP Kosova, kush do të jetë çifti?

Të fundit nga

ShkoLartë