liri shfaqet vete i dyti zbulon te rejat nga ai 694348317fe6e

Liri shfaqet vetë i dyti, zbulon të rejat nga ai

December 18, 2025
1 minut lexim

Këngëtari i njohur Liri Tahiri ka dhënë lajmin e shumëpritur për projektin e ri muzikor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, duke njoftuar fansat se periudha e mungesës së projekteve të reja ka qenë në fakt një kohë pune intensive.

Përmes një fotografie ku shfaqet pranë një vajze, Liri ka bërë të ditur se nuk ka qëndruar duarkryq, por ka përgatitur materiale të shumta që do të publikohen së shpejti.

Në mesazhin e tij, këngëtari ka rrëfyer se ka punuar në heshtje dhe ka kaluar shumë net pa gjumë për të realizuar këngë të reja. Ai ka njoftuar se projektet janë gati dhe do të fillojnë të lansohen një pas një, duke premtuar një vit 2026 mjaft aktiv në aspektin profesional.

“S’kam qit kangë që ni kohë… jo se jom nal, po se kom punu n’heshtje. Shumë net pa gjumë, shumë kangë të reja, që shumë shpejt kanë me dal njo ka njo,” u shpreh ai në postimin e tij.

Lajmi më i mirë për ndjekësit e tij është se pritja po merr fund shumë shpejt. Liri ka paralajmëruar se brenda pak ditësh do të publikohet kënga që po pritet nga të gjithë, duke lënë edhe një “hint” (shenjë) për tekstin: “ti je kon pik e dobt pik e dobt…”.

Ky paralajmërim ka ngritur menjëherë kureshtjen e fansave për stilin dhe tematikën e këtij projekti të ri që pritet të jetë një sukses i radhës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

abdixhiku pas tubimit ne hajvali prishtina do te ece perpara 6943470fa5da6
Lajmi i mëparshëm

Abdixhiku pas tubimit në Hajvali: Prishtina do të ecë përpara

qeverite e maqedonise se veriut dhe shqiperise gezojne besimin me te larte nga qytetaret ankete 694358cee95c1
Lajmi i radhës

Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë gëzojnë besimin më të lartë nga qytetarët (anketë)

Të fundit nga

ShkoLartë