linje e re ajrore nga shkupi drejt gjermanise 3 here ne jave 68da82f2bb125

Linjë e re ajrore nga Shkupi drejt Gjermanisë, 3 herë në javë

September 29, 2025
1 minut lexim

Me fluturimin e parë që u nis sot në orën 06:25 nga Shkupi drejt Shtutgartit, kompania “Wizz Air” ka hapur një linjë dhe destinacion të ri nga kryeqyteti i Maqedonisë drejt Gjermanisë, njofton TAV Maqedonia.

Kompania do të operojë fluturime nga Shkupi për në Shtutgart 3 herë në javë, çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte. Gjatë orarit veror të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, deri më 24 tetor, orari i nisjes është:

E hënë dhe e premte: 06:25 nga Shkupi, me mbërritje në Shtutgart në 11:10 sipas orës lokale.
E mërkurë: nisja në 06:30 nga Shkupi, me mbërritje në 11:10 sipas orës lokale.
Gjatë sezonit dimëror, fluturimet do të jenë gjithashtu të hënave, të mërkurave dhe të premteve, me të njëjtat orare nisjeje dhe mbërritjeje, respektivisht 06:30 dhe 11:30 sipas orës lokale.

Me shtimin e Shtutgartit në hartën e destinacioneve nga Aeroporti i Shkupit, “Wizz Air” ka tashmë 9 linja drejt 9 qyteteve në Gjermani: Shtutgart, Berlin, Dortmund, Baden-Baden, Friedrichshafen, Hamburg, Frankfurt-Hahn, Mynih-Memingen dhe Nuremberg.

Kjo linjë është pjesë e marrëveshjes së kompanisë me Qeverinë.

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sulejmani nis asfaltimi i rruges veseli vujevski ne lagjen e trimave zgjidhet problem 20 vjecar 68da7d18cf042
Lajmi i mëparshëm

Sulejmani: Nis asfaltimi i rrugës Veseli Vujevski në lagjen e Trimave, zgjidhet problem 20-vjeçar

ministri ljutkov ne konferencen boterore te unesko s per politika kulturore dhe zhvillim te qendrueshem mondiakult 2025 ne barcelone 68da898f13e72
Lajmi i radhës

Ministri Ljutkov në konferencën botërore të UNESKO-s për politika kulturore dhe zhvillim të qëndrueshëm “Mondiakult 2025” në Barcelonë

Të fundit nga

Klubi vendos ultimatum

Çelsi është jashtë garës për titullin kampion në Angli, pasi fitoi vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të Premier Ligë. Barazimi i fundit me Bornmuth ka tronditur edhe trajnerin Enzo Mareska,
ShkoLartë