linje direkte ajrore kosove portugali kusari diskuton mundesine ne parlamentin portugez 6af61cdfeb893

Linjë direkte ajrore Kosovë–Portugali? Kusari diskuton mundësinë në Parlamentin portugez

November 12, 2026
1 minut lexim

Ministrja Mimoza Kusari, gjatë vizitës zyrtare në Portugali, ka zhvilluar një takim në Parlamentin portugez me përfaqësues të Grupit të Miqësisë Portugali–Kosovë, ku është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe institucional ndërmjet dy vendeve, shkruan “Bota sot”.

Kusari ka bërë të ditur se në takim me kryetarin e Grupit të Miqësisë Portugali–Kosovë, Bruno Vitorino, si dhe deputetët Edite Estrela, Jose Dotti dhe Miguel Costa Matos, është diskutuar edhe për mbështetjen e Portugalisë në procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Një ndër temat kryesore të takimit ishte mbështetja portugeze për anëtarësimin e Kosovës në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës.

Postim i plotë:

Në kuadër të vizitës zyrtare në Portugali, sot zhvillova një takim në Parlamentin portugez me z. Bruno Vitorino, Kryetar i Grupit të Miqësisë Portugali–Kosovë, si dhe me deputetët Edite Estrela, Jose Dotti dhe Miguel Costa Matos.

Me grupin e miqësisë diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, shkëmbimin e përvojave institucionale dhe mbështetjen e Portugalisë për integrimin evropian të Kosovës, për anëtarësimin në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, si dhe mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Vëmendje të veçantë i kushtuam bashkëpunimit ekonomik, ku diskutuam për organizimin e Forumit të Biznesit Kosovë–Portugali në Prishtinë vitin e ardhshëm dhe nënshkrimin e një Marrëveshjeje Bilaterale për Bashkëpunim Ekonomik.

Gjithashtu, trajtuam rëndësinë e vendosjes së një linje të drejtpërdrejtë ajrore ndërmjet Kosovës dhe Portugalisë, e cila do të lehtësonte lidhjet ndërmjet dy vendeve dhe do të kontribonte në zhvillimin e turizmit. U theksua edhe rëndësia e zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe teknologjisë së informacionit.

Qëllimi është që këto iniciativa të afrojnë kompanitë portugeze me tregun dhe potencialin e Kosovës, ndërsa bizneseve kosovare t’u krijohen mundësi të reja për të depërtuar në tregun portugez.

Besojmë se Kosova dhe Portugalia kanë shumë për ti ofruar njëra-tjetrës dhe se forcimi i lidhjeve tona politike, institucionale dhe ekonomike do të hapë mundësi të reja për të dy vendet.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

durmishi inflacioni ne tetor si pasoje e lufterave globale inspektorati kontrollon marzhat dhe cmimet 6af61c552fdee
Lajmi i mëparshëm

Durmishi: Inflacioni në tetor, si pasojë e luftërave globale / Inspektorati kontrollon marzhat dhe çmimet

vijon protesta para kryeministrise studentet kerkojne largimin e qeverise 6af61d3bd0a90
Lajmi i radhës

Vijon protesta para Kryeministrisë, studentët kërkojnë largimin e Qeverisë

Të fundit nga

ShkoLartë