linjat ajrore evropiane shmangin iranin 69690b34db5e2

Linjat ajrore evropiane shmangin Iranin

January 15, 2026
1 minut lexim

Linjat ajrore evropiane ndryshuan itinerarin duke shmangur hapësirën ajrore të Iranit dhe Irakut, pavarësisht se Republika Islamike njoftoi rihapjen e saj.

Këtë të enjte, sipas faqeve të internetit të ndjekjes së fluturimeve, shumë prej kompanive ajrore zgjodhën rrugë alternative mbi Afganistan dhe Azinë qendrore në një përpjekje për të zbutur rreziqet që lidhen me situatën e tensionuar gjeopolitike në Iran dhe Lindjen e Mesme.

Më herët Irani mbylli për rreth 5 orë dhe më pas e hapi hapësirën e tij ajrore për fluturimet, në një kohë kur tensionet me Shtetet e Bashkuara mbeten të larta për shkak të shtypjes së dhunshme të protestave në mbarë vendin.

Tensionet e shtuara detyruan linjat ajrore të anulonin, të ndryshonin drejtim ose të shtynin fluturimet, ndërsa disa vende evropian u bënë thirrje qytetarëve të tyre të largoheshin menjëherë nga Irani. Këto zhvillime erdhën në të njëjtën kohë me masat e shtuara të sigurisë për personelin amerikan në rajon.

Të mërkurën, Doha bëri me dije se SHBA tërhoqi një pjesë të personelit nga baza më e madhe amerikane në Lindjen e Mesme në Katar për shkak të situatës së sigurisë, ndërsa misioni amerikan i Arabisë Saudite bëri thirrje për kujdes pas përshkallëzimit të tensioneve në rajon. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vizita e sorensenit a do te kete progres ne dialog gjate vitit 2026 69690b20c101e
Lajmi i mëparshëm

Vizita e Sorensenit, a do të ketë progres në dialog gjatë vitit 2026?

perdhunoi ne menyre te perseritur motren e tij te mitur arrestohet sapo zbret ne gjermani emigranti 26 vjecar 69690ce87a53b
Lajmi i radhës

Përdhunoi në mënyrë të përsëritur motrën e tij të mitur, arrestohet sapo zbret në Gjermani emigranti 26-vjeçar

Të fundit nga

ShkoLartë