linja e re e recipetave te sydney sweeney e perball aktoren me akuza ligjore 6979c6322bed8

Linja e re e reçipetave të Sydney Sweeney e përball aktoren me akuza ligjore

January 28, 2026
1 minut lexim

Aktorja Sydney Sweeney mund të përballet me akuza për hyrje të paligjshme në pronë dhe vandalizëm, pas një episodi ku ajo shfaqet duke varur reçipeta në shenjën ikonike të Hollywood-it.

Sipas burimeve të TMZ, skena u realizua si pjesë e një spoti reklamues për linjën e re të të brendshmeve të Sweeney, një projekt që ka tërhequr edhe interes investimi nga Jeff Bezos, gjë që ka hapur diskutime në Hollywood.

Në një video që qarkulloi në internet, aktorja shihet duke u ngjitur në një gardh, më pas në shenjën e Hollywood-it, ku var një sasi të brendshmeve që i mban në një çantë, teksa duket se po shijon momentin. Ngjarja ka nxitur reagime, pasi edhe pse Sweeney thuhet se kishte leje për xhirim, autoritetet dyshojnë se kjo leje nuk e mbulonte të gjithë veprimet që shfaqen në video.

Hollywood Chamber of Commerce ka të drejtat e autorit për imazhin e shenjës, dhe në deklaratat e tij thekson se kërkohet leje e veçantë për akses në këtë zonë, edhe pse ndodhet në tokë publike. Sipas organizatës, shenja ndodhet në një zonë të ndaluar dhe ngjitja në të është e ndaluar.

Zona është gjithashtu e mbikëqyrur nga Policia dhe Zjarrfikësit e Los Angele-s, si dhe nga roje të parqeve, për shkak të ndalimit të hyrjes për turistët. Në vend janë vendosur edhe kamera dhe sensorë lëvizjeje.

Hyrja e paligjshme në këtë zonë mund të sjellë akuza për shkelje, që mund të përfshijnë gjobë deri në 1 mijë dollarë ose deri në gjashtë muaj burg.

Sipas Daily Mail, Hollywood Chamber of Commerce mund të ngrejë padi për hyrje të paligjshme ose vandalizëm, megjithatë deri tani organizata ka deklaruar se po vazhdon hetimet.

Presidenti dhe CEO i organizatës, Steve Nissen, në një intervistë për ABC News, theksoi se “Prodhimi që përfshinte Sydney Sweeney dhe shenjën e Hollywood-it nuk ishte i miratuar nga Hollywood Chamber of Commerce, dhe ne nuk kishim njohuri paraprake për të. Hollywood Chamber of Commerce zotëron të drejtat e autorit për imazhin e shenjës, dhe kushdo që synon ta përdorë për qëllime komerciale duhet të marrë leje nga organizata.”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne disa lokalitete do te kete nderprerje te planifikuara te rrymes 6979c50ecaa08
Lajmi i mëparshëm

Në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të planifikuara të rrymës

meta kerkon lirimin nga qelia ankimon ne apelin e gjkko vendimin per masen arrest me burg 6979d9220f6e5
Lajmi i radhës

Meta kërkon lirimin nga qelia, ankimon në Apelin e GJKKO vendimin për masën “arrest me burg”

Të fundit nga

ShkoLartë