linja e gjelber ne korce dhe shkoder trajnime per forcimin e organizatave lokale ne mbrojtjen e konsumatorit 686865e7a8279

“Linja e Gjelbër” në Korçë dhe Shkodër/ Trajnime për forcimin e organizatave lokale në mbrojtjen e konsumatorit

July 5, 2025
1 minut lexim

Më 30 qershor dhe 3 korrik 2025, në qytetet e Korçës dhe Shkodrës u zhvilluan trajnime për rritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile në mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve. Aktivitetet u zhvilluan në kuadër të projektit “Linja e Gjelbër për Mbrojtjen e Konsumatorit Siguria ushqimore dhe forcimi i mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve në Shqipëri përmes fuqizimit të OSHC-ve lokale”, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Qendra ALERT në partneritet me EMA.

Qëllimi është përfshirja aktive e OSHC-ve në politikëbërje, ndërtimi i një rrjeti kombëtar për mbrojtjen e konsumatorit dhe mbështetja e integrimit në BE. Në trajnime morën pjesë përfaqësues të institucioneve publike, shoqërisë civile dhe ekspertë të fushës, të cilët diskutuan mbi legjislacionin në fuqi, detyrimet e institucioneve dhe biznesit, si dhe të drejtat themelore të konsumatorëve: siguria ushqimore, shëndeti, e drejta për informacion, ankesa dhe përfaqësim.

Lektoret Ersida Teliti dhe Klotilda Neziri theksuan nevojën për qasje praktike dhe për trajtim të rasteve konkrete si cilësia e shërbimeve telefonike, siguria ushqimore dhe farmaceutike. Organizatat pjesëmarrëse u angazhuan për t’u bashkuar me Rrjetin e OSHC-ve për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Këto aktivitete vijojnë pas trajnimeve të mbajtura më 10 qershor në Fier dhe më 14 maj në Tiranë, ku u lançua Linja e Gjelbër 0800 26 26  për raportimin e shkeljeve dhe u prezantua rrjeti kombëtar i OSHC-ve për konsumatorin.

Në tërësi, ky cikël trajnimesh po kontribuon në ndërtimin e një strukture të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për mbrojtjen e konsumatorit në Shqipëri.

Për çdo shkelje apo problematikë, qytetarët mund të raportojnë falas. Mjafton të telefonojnë në numrin 0800 26 26  Linja e Gjelbër për mbrojtjen e konsumatorit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ambasada ne beograd konfirmon informacionin per vdekjen e shtetasit te maqedonise ne aksidentin e trafikut 68685c4e7899f
Lajmi i mëparshëm

Ambasada në Beograd konfirmon informacionin për vdekjen e shtetasit të Maqedonisë në aksidentin e trafikut

galatasaray heq dore nga yann sommer 68686623bdbf3
Lajmi i radhës

Galatasaray heq dorë nga Yann Sommer

Të fundit nga

Fabregasi po befason

Raportimet në Itali pretendojnë se Cesc Fabregas është i destinuar të bëhet pasardhësi ose i Hansi Flick te Barcelona, ose i Pep Guardiolës te Manchester City, dhe se ai ka pak gjasa
ShkoLartë