linja 3a paralajmeron ndalimin e punes 7 muaj pa pagesa nga komuna e prishtines 691b81d353527

Linja 3A paralajmëron ndalimin e punës: 7 muaj pa pagesa nga Komuna e Prishtinës

November 17, 2025
1 minut lexim

Kompania Qendra Shpk – Linja 3A ka lëshuar një thirrje urgjente për reagim, duke paralajmëruar se shërbimi i transportit urban në Prishtinë rrezikon të ndalet për shkak të mos-pagesave të Komunës së Prishtinës për plot shtatë muaj rresht.

Sipas njoftimit, bllokada e buxhetit të Komunës ka lënë kompaninë pa asnjë pagesë për shërbimet e kryera, duke krijuar një situatë të rënduar financiare që Qendra Shpk nuk e ka përjetuar që nga viti 2006.

Aktualisht, kompani thotë se ka qindra mijëra euro detyrime për naftë, paga të punonjësve dhe mirëmbajtje teknike – shpenzime të cilat nuk mund të mbulohen më.

Për shkak të krizës, kompania thotë se është e detyruar të marrë në konsideratë ndalimin e punës, pasi “kurrë më parë nuk kemi qenë të zhytur në borxhe kaq të mëdha”.

Në fund, Qendra Shpk – Linja 3A u bën thirrje Qeverisë së Kosovës dhe të gjithë aktorëve përgjegjës që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për zhbllokimin e buxhetit të Prishtinës dhe vazhdimin e pagesave, për të shmangur një krizë që, siç thuhet, “rrezikon seriozisht vazhdimësinë e transportit urban për qytetarët”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ukraina arrin marreveshje me francen per aeroplane luftarake zelensky nje nga mbrojtjet me te medha ajrore ne bote 691b7ca580694
Lajmi i mëparshëm

Ukraina arrin marrëveshje me Francën për aeroplanë luftarakë, Zelensky: Një nga mbrojtjet më të mëdha ajrore në botë

pak minuta para nisjes zbulohen dy opinionistet e bbvk4 691b82fa9be1d
Lajmi i radhës

Pak minuta para nisjes zbulohen dy opinionistet e BBVK4

Të fundit nga

Lëkundje tërmeti ndjehen në Kukës

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e kësaj të marte në Kukës. Tërmeti ra në zonën e Peskovës në Maqedoninë e Veriut, me magnitudë 4.8 ball. Lëkundjet ndjerë edhe në Kosovë dhe Kukës.

Como e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e Coppa Italia, për herë të parë pas 40 vitesh, pasi eliminoi Napolin e Antonio Conte me penallti pas barazimit 1:1. Napoli humbi disa
ShkoLartë