lindsay lohan zbulon pse u largua nga hollywoodi per te jetuar ne dubai 688b42fc7c1d7

Lindsay Lohan zbulon pse u largua nga Hollywoodi për të jetuar në Dubai

July 31, 2025
1 minut lexim

Lindsay Lohan ka zbuluar arsyen pse është larguar nga Hollywoodi dhe ka zgjedhur të jetojë me familjen e saj në Dubai.

Aktorja e njohur foli në emisionin “Live with Kelly and Mark”, ku tregoi se arsyeja kryesore që i pëlqen të jetojë në Dubai është privatësia – diçka që rrallëherë u ofrohet të famshmëve, veçanërisht në Hollywood.
“Jam larg Hollywoodit dhe jetoj një jetë shumë normale. Nuk kam stresin e mendimit: ‘Nuk mund të shkoj të ha diku sepse dikush do të bëjë një foto të fëmijës tim. Thjesht ndihem shumë e sigurt,” tha ajo.

Kur prezantuesja Kelly Ripa e pyeti: “A nuk ka fotografë atje?”, Lohan u përgjigj: “Jo, nuk është e ligjshme. Nuk mund t’i bësh një foto dikujt tjetër nëse je në një restorant. Duhet të marrësh leje nga personi, dhe kjo është një ndryshim i madh në krahasim me këtu.”
“Kjo është e pabesu
eshme,” u shpreh Ripa, ndërsa Lohan u pajtua: “Po, privatësia është gjithçka.”

Lohan është zhvendosur në Dubai që në vitin 2014. Aty takoi bashkëshortin e saj, Bandar Shammas. Dyshja u përfol për një lidhje në shkurt të vitit 2020 dhe u martuan në vitin 2022. Më pas, ata mirëpritën në jetë djalin e tyre të parë, Louis, i cili tani është 2 vjeç.

Aktorja është treguar gjithmonë diskrete sa i përket jetës së saj personale. Në një intervistë për revistën Elle, ajo foli për ndjesitë që ka kur kalon kohë me djalin në Los Angeles, New York dhe Dubai, pasi udhëton shpesh mes këtyre qyteteve.

“Është e vështirë në Los Angeles. Edhe kur e çoj djalin në park, bëhem nervoze. Mendoj: ‘A ka kamera?’ Në New York nuk e kam këtë shqetësim. Askush nuk na bezdis. Të gjithë janë të zënë me jetën e tyre. New York-u ka një energji tjetër. Do të preferoja të kaloja kohë atje sesa në Los Angeles. E megjithatë, ndërsa e them këtë, kuptoj se në Dubai i kam të gjitha këto gjëra,” u shpreh ajo.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

komisioni koordinues i icmg se viziton kosoven per pergatitjet e lojerave mesdhetare 688b41d048a3c
Lajmi i mëparshëm

Komisioni Koordinues i ICMG-së viziton Kosovën për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare

paralajmerimi i kanadase per ta njohur palestinen cmend izraelin 688b46f99e70f
Lajmi i radhës

Paralajmërimi i Kanadasë për ta njohur Palestinën “çmend” Izraelin

Të fundit nga

ShkoLartë