lindja e presidentit te pare te shba ve 699aad0b4f20f

​Lindja e presidentit të parë të SHBA-ve

February 22, 2026
1 minut lexim

Si sot 294 vjet më parë, më 22 shkurt të vitit 1732 lindi në Westmoreland të shtetit Virginia, George Washingtoni, figura mbizotëruese në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Mësimet e para i mori nga mësues privatë dhe nga prindërit, të cilët kishin një plantacion në koloninë e Virginias. Megjithëse nuk ndoqi ndonjë kolegj, ai ishte matematikan dhe gojëtar i zoti. Pjesën më të madhe të rinisë e kaloi së bashku me vëllezërit në plantacion, ku mësoi punët e fermerit dhe të gjeometrit. Që në moshë të re hyri në ushtrinë e Virginias. Me gradën toger, ai u shqua si oficer i guximshëm në luftimet kufitare me fiset armiqësore të indianëve të Amerikës dhe me aleatët e tyre francezë.

Në vitin 1777, kur pritej të fillonte lufta për pavarësi nga Anglia, Kongresi e caktoi George Washingtonin kryekomandant të Ushtrisë Kontinentale të sapokrijuar. Pas fitores amerikane, ËWashingtoni u kthye në fermën e tij të dashur në Mount Vernon të Virginias dhe filloi të merrej me kultivimin e duhanit.

Por atë e thirrën përsëri për të kryesuar punimet e Konventës, që hartoi Kushtetutën në vitin 1787.

Autoriteti i madh që gëzonte George Washingtoni, bëri thuajse të pashmangshme zgjedhjen e tij njëzëri si president i parë i Shteteve të Bashkuara.

George Washingtoni vdiq më 4 dhjetor 1799 në moshën 67 vjeç.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

fikje mikrofonash kercenime dhe prekje fizike te gjithe banoret ne televotim 699aa5b8ab092
Lajmi i mëparshëm

Fikje mikrofonash, kërcënime dhe prekje fizike, të gjithë banorët në televotim

parashikimi i motit 22 shkurt 2026 699aae097a496
Lajmi i radhës

Parashikimi i motit, 22 shkurt 2026

Të fundit nga

Vjosa Osmani takohet me deputetin Haxhi Avdyli

Vjosa Osmani është takuar me deputetin Haxhi Avdyli, në bazë të pamjeve. Edhe pse nuk janë bërë publike detaje konkrete, takime të tilla zakonisht shërbejnë për koordinim dhe shkëmbim mendimesh mbi zhvillimet
ShkoLartë