lindi premature foshnja 2 muajshe ne korce ne gjendje kritike niset me urgjence drejt tiranes 69b42c68643d5

Lindi prematurë, foshnja 2-muajshe në Korçë në gjendje kritike, niset me urgjencë drejt Tiranës

March 13, 2026
1 minut lexim

Ngjarje e rëndë u raportua në Korçë, ku një foshnje 2-muajshe rrezikon jetën.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se foshnja është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, ndërsa gjendja e tij mbetet kritike.

Raportohet se në pediatrinë e spitalit rajonal të Korçës ka mbërritur në gjendje shumë të rëndë shëndetësore një foshnjë rreth 2-muajshe.

Burime konfidenciale nga policia dhe spitali, bëjnë të ditur se foshnja aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa dyshohet se kjo gjendje ka ardhur nga kequshqyerja. Foshnja ka lindur dy muaj më parë, prematurë (7 muajsh).

Është trajtuar në spitalin e Korçës e më pas në Tiranë, nga ku raportohet se ka dalë në gjendje të mirë shëndetësore por pas kthimit në shtëpi, ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shba lehteson sanksionet ndaj naftes ruse reagojne aleatet 69b42c2c213f3
Lajmi i mëparshëm

​SHBA lehtëson sanksionet ndaj naftës ruse, reagojnë aleatët

gjyqtarja remzije istrefi peci rrobat tona gjyqesore deshmojne barazine 69b42ca3efa48
Lajmi i radhës

​Gjyqtarja Remzije Istrefi-Peci: Rrobat tona gjyqësore dëshmojnë barazinë

Të fundit nga

ShkoLartë