limi ua merr biletat e kthimit pese banoreve dhe ia dhuron ato albes si avantazh pasi u zgjodh kapiten 69740fb286b8a

Limi ua merr biletat e kthimit pesë banorëve dhe ia dhuron ato Albës, si avantazh pasi u zgjodh kapiten

January 24, 2026
1 minut lexim

Limi, në rolin e kapitenit të javës në Big Brother VIP Kosova, ka pasur një avantazh të rëndësishëm që ka ndikuar drejtpërdrejt në lojën e banorëve, duke ndryshuar balancat brenda shtëpisë.

Si pjesë e këtij privilegji, atij iu dha mundësia që t’u merrte pesë banorëve nga një biletë kthimi, duke i lënë ata pa mundësi rikthimi në rast se do të eliminoheshin nga votat e publikut.

Limi vendosi t’ua marrë biletat e kthimit Londrimit, Ludos, Klodit, Labinotit dhe Benitës, një veprim që u komentua gjerësisht brenda dhe jashtë shtëpisë.

Megjithatë, surpriza e vërtetë erdhi më pas, kur Limit iu dha mundësia që këto pesë bileta t’ia transferonte një banori tjetër, në këmbim të një surprize. Pa hezitim, ai vendosi t’ia jepte të gjitha biletat Albës, duke i garantuar asaj sigurinë dhe mundësinë e rikthimit në rast eliminimi.

Ky veprim ka ngjallur reagime të shumta te publiku, sidomos duke pasur parasysh historinë e mëparshme mes Limit dhe Albes, të cilët kanë qenë çift në një format tjetër televiziv.

Çuditërisht, ndjekësit e vëmendshëm të lojës kanë vënë re se respekti dhe afrimi i Limit ndaj Albes ka filluar të rritet dukshëm që nga distancimi i tij publik me Dolcen.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

termet 5 2 balle godet turqine epiqendra prane demircit 697407b37e75f
Lajmi i mëparshëm

Tërmet 5.2 ballë godet Turqinë, epiqendra pranë Demirçit

guvernatori sllaveski i prezantoi presidentes siljanovska politikat mikro dhe makroekonomike te vendit 69742a0b44b10
Lajmi i radhës

Guvernatori Sllaveski i prezantoi presidentes Siljanovska politikat mikro dhe makroekonomike të vendit

Të fundit nga

ShkoLartë