Limani: Po ndërtojmë një shoqëri të bazuar në mundësi të barabarta, drejtësi sociale dhe gjithëpërfshirëse

July 2, 2025
min lexim

Shkup, 2 korrik – Gjatë vitit të kaluar, pavarësisht përballjes me sfida të shumta, u iniciuan dhe u zbatuan reforma dhe projekte specifike që synojnë përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve, veçanërisht të kategorive të cenuara, të rinjve dhe familjeve.  Kemi punuar me përkushtim për realizimin e vizionit tonë, i cili është ndërtimi i një shoqërie të bazuar në mundësi të barabarta, drejtësi sociale dhe gjithëpërfshirje. Vizionin tonë për një shoqëri të drejtë inkluzive e kemi realizuar përmes masave konkrete, theksoi ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve Fatmir Limani.

Në këtë rast ai theksoi se punën e kanë filluar duke rritur pensionet – mbi 330,000 pensionistë morën pensione më të larta prej 5,000 denarë. Ministria, shtoi, u bë institucioni i parë publik me një faqe interneti plotësisht të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara, në përputhje me standardet europiane.

Është punuar edhe në pjesën e arsimit (edukimit) parashkollor,  iu përgjigjëm nevojës për kapacitete të reja.

“Në kuadër të dy thirrjeve publike nga Qeveria për ndërtimin dhe rikonstruktimin e kopshteve dhe objekteve nën juridiksionin e Ministrisë, u financuan 4 projekte në vitin 2024, ndërsa në vitin 2025 u shqyrtuan 11 projekte –  6 prej të cilave kanë dokumentacion të plotë.  Aktualisht, janë përfunduar mbi 15 projekte për ndërtimin dhe pajisjen e kopshteve që do të ofrojnë përkujdesje për 1.500 fëmijë, shtuar çerdhen në Cair me kapacitet 350. Deri në fund të vitit 2025, do të hapen mbi 11 objekte të reja me kapacitet mbi 1.100 fëmijë”, tha ministri Limani në konferencën e sotme për shtyp në të cilën fjalim mbajti edhe zëvendësministri Gjoko Vellkovski.

Limani shtoi se si institucion kanë gjatë vitit të kaluar  kanë punuar  për të përmirësuar situatën e kuadrit në fushat e mbuluara nga Ministria dhe po punojnë intensivisht në një numër nismash të rëndësishme që synojnë përmirësimin e mbrojtjes së fëmijëve dhe mbështetjen e familjeve.

“Po punohet në zbatimin e Garancisë Europiane për Fëmijë, me theks në aksesin e barabartë në shërbimet bazë për fëmijët më të rrezikua, zhvillimin e Planit Kombëtar të Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve (2025–2029), si një dokument strategjik për promovimin e të drejtave të fëmijëve, avancimin e sistemit të kujdesit familjar, duke hapur Qendra të reja për mbështetjen e familjeve kujdestare, investojmë gjithashtu në sistemin e kujdesit për të moshuarit”, tha Limani duke shtuar se në këtë rast janë hapur vende për pranimin e përdoruesve të rinj në kapacitetet dedikuar për persona të moshuar.

Si Ministri kanë punuar edhe në mundësimin  e kushteve më të mira për personat me aftësi të kufizuara, dhe se pas më shumë se gjashtë dekadash, Instituti për Rehabilitimin e Fëmijëve dhe të Rinjve – Shkup, në vendbanimin Fushë Tophanë, do të marrë kushte pune të modernizuara, duke mundësuar shërbime sociale më të mira dhe të arritshme për personat me aftësi të kufizuara.

Aktivitetet përgatitore për transformimin e institucioneve publike për sigurimin e shërbimeve sociale në komunitet kanë filluar edhe për IP “Institucioni Special Demir Kapi” dhe Institutin e Rehabilitimit “Banja Bansko” – Strumicë.

Ministri Limani paralajmëroi edhe zgjidhje për, siç theksoi, kaosin që është krijuar në sistemin e mbrojtjes sociale vitet e fundit, me një zgjidhje të re softuerike për administrimin e integruar të të drejtave financiare, shërbimeve sociale dhe autorizimeve publike.

“Softueri u mundëson profesionistëve në Qendrat Sociale të digjitalizojnë punën për të sigurur informacion të plotë në lidhje me të drejtat dhe shërbimet që i shfrytëzon një amvisëri, me këtë mundësohet identifikimi i rreziqeve dhe nevojat në nivel familjeje, e jo si deri tani në mënyrë individuale pa marrë parasysh situatën, në të cilën ndodhen anëtarët e një familjeje”, tha Limani.

Shtoi se po punojnë edhe në krijimin e sistemit të unifikuar, për vlerësimin e aftësisë së kufizuar, si dhe krijimin e Drejtorisë, e cila do të udheheqë Regjistrin e Sigurimit të Detyrueshëm Social dhe zhvillimin e tij. Jemi të përkushtuar edhe në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve sociale.

“Reforma në mbrojtjen sociale nënkupton mbështetjen e kategorive më të cenueshme përmes të drejtave monetare, por në të njëjtën kohë fuqizimin dhe largimin e tyre nga sistemi dhe aktivizimin e po të njëjtëve në tregun e punës.  Prandaj, kemi filluar mentorimin social për aktivizimin në tregun e punës të 120 përfituesve të ndihmës së garantuar minimale. Gjithashtu kemi filluar mentorimin social për përfshirjen e personave të cenueshëm në tregun e punës. Ligji për punësimin e personave me aftësi të kufizuara është në fazën përfundimtare, sepse gjithëpërfshirja është misioni ynë”, tha Limani në llogaridhënien për atë se çfarë kanë punuar si Ministri vitin e kaluar.

Mes tjerash theksoi se është organizuar Shkolla e Parë Verore Kombëtare Rinore për Përfshirjen Sociale, në bashkëpunim me GIZ.

Shpallëm Thirrjen e Çmimit për Pjesëmarrjen e të Rinjve që synon të njohë dhe vlerësojë publikisht punën, përkushtimin dhe ndikimin e të rinjve në adresimin e çështjeve të ndryshme sociale është shpallur një thirrje për një Çmim për Pjesëmarrjen e të Rinjve, i cili synon të njohë dhe vlerësojë publikisht punën, përkushtimin dhe ndikimin e të rinjve në adresimin e çështjeve të ndryshme sociale, ndërsa ka filluar procesi për zgjedhjen e një përfaqësuesi të ri të të rinjve në Zyrën Administrative të RIKO-s.

“Është përmbushur Detyrimi nga Ligji për Pjesëmarrje dhe Politika Rinore për të krijuar Qendër Kërkimore. Brenda Sektorit të të rinjve është formuar Njësia që do të merret me aktivitete kërkimore në fushën e politikave rinore dhe të rinjve. Planifikojmë të marrim përsipër dhe të zbatojmë plotësisht Kartelën Rinore Evropiane, me të cilën të rinjtë do të kenë përfitime të shumta. Politikat demografike janë prioriteti ynë strategjik. Me UNFPA-në, kemi filluar krijimin e një Strategjie Kombëtare për Zhvillim Demografik dhe Rezistencë”, tha ministri i  Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.

Po punojmë, shtoi Limani, edhe në kthimin e migrantëve, mbështetjen e familjeve dhe zvogëlimin e trendeve negative përmes investimeve në kapitalin njerëzor dhe zhvillimin lokal.

“Të gjitha këto aktivitete i bëjmë me përkushtim, në mënyrë që askush të mos anashkalohet.  Vazhdojmë të ndërtojmë së bashku një shoqëri më humane, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse” tha ministri i  Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Valët e të nxehtit në Evropë po lëvizin drejt lindjes

Të fundit nga

Zaragoza interesohet për Bardhin?

Enis Bardhi edhe zyrtarisht është lojtar i lirë që nga dje, pasi u nda nga Bodrumspor, e cila ra në Ligën e dytë të Turqisë. Tani mesfushori është në kërkim të një
sqmken
ShkoLartë