limani ndarja e cmimit per pjesemarrje rinore le te jete simbol per respekt dhe mirenjohje 689c456c821c9

Limani: Ndarja e Çmimit për pjesëmarrje rinore le të jetë simbol për respekt dhe mirënjohje

August 13, 2025
1 minut lexim

Shkup, 13 gusht – Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, dhe Sekretari Shtetëror, Fatmir Sabriu, shënuan 12 Gushtin- “Ditën Ndërkombëtare të Rinisë” – me shpërndarje të pllakave ceremoniale për pjesëmarrjen e të rinjve.
Eventi u organizua në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Rinor të Maqedonisë dhe me mbështetjen e OSBE-së, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Politikës Sociale, Demografi dhe Rini të cilën MIA e transmeton në formë integrale.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë – u ndanë pllaka ceremoniale për pjesëmarrjen e të rinjve.

Çdo vit, shënojmë 12 Gushtin me promovim dhe vlerësim të sukseseve të të rinjve.

Këtë vit, fituesve të çmimeve për pjesëmarrjen rinore iu ndanë pllaka ceremoniale, ndërkaq pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes do të vijojë edhe realizimi i çmimit.

Fituesit:
🔹 Kategoria individuale – Kalina Çakareska
🔹 Grupet joformale të të rinjve – Support Koçani
🔹 Organizatat rinore, organizatat e të rinjve dhe organizatat rinore ombrellë – Shoqata e Skautëve të Maqedonisë

Të rinjtë nuk janë vetëm e ardhmja – ata janë e tashmja jonë, bartës të ndryshimeve, frymëzimi për inovacion dhe zëri që na rikujton sa e rëndësishme është të ndërtohet një shoqëri e drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

Të gjithë fituesve – urime të sinqerta! Puna juaj është një shembull i shkëlqyer për të gjithë ne!

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë!

Zëri i të rinjve le të jehojë gjithnjë e më fort – sot, nesër dhe çdo ditë tjetër!

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shtepi te shkrumbuara dhe 26 kuaj te ngordhur banoret rikthehen ne periferi te madridit pas zjarrit shkaterrues 689c425d26869
Lajmi i mëparshëm

Shtëpi të ‘shkrumbuara’ dhe 26 kuaj të ngordhur! Banorët rikthehen në periferi të Madridit pas zjarrit shkatërrues

zjarri ne zonen e minuar prane parkut natyror te germjenit forcat xheniere ne 689c470d57e8a
Lajmi i radhës

Zjarri në zonën e minuar pranë Parkut Natyror të Gërmjenit, forcat xheniere në…

Të fundit nga

ShkoLartë