limani mbetem garanti se asnje arritje etnike nuk do cenohet 6908767110be1

Limani: Mbetem garanti se asnjë arritje etnike nuk do cenohet

November 3, 2025
1 minut lexim

Pas rezultatit në Kërçovë, Fatmir Limani tha se mbetet garanti se asnjë arritje kombëtare nuk do të cenohet, por siç tha, që nesër do të fillojnë punët për realizimin e projekteve të reja.

Limani tha se, ndonëse i kishte kërkuar kundërkandidatit të tij, Fatmir Deharit që në Kërçovë të ketë vetëm një kandidat e të cilin e akuzoi për përçarje të votës shqiptare, që sipas tij, do të kishte fitore që në raundin e parë të zgjedhjeve.

“Ju garantoj se asnjë prej arritjeve tona kombëtare në komunën e Kërçovës nuk do cënohet:

– as gjuha,

– as flamuri,

– as punësimet,

– as mirëkuptimi ndëretnik.

Nuk ka asnjë shans që të ketë revansh ndëretnik. Unë jam garanti se nuk do të ndodhë kjo. Mund të zgjidhja të tërhiqesha të mos merresha me këtë komunë, pas zhgënjimit, por sot jam më i motivuar se kurrë për t’i shërbyer vendlindjes sime.

Unë ju garantoj se projektet që jam zotuar, spitali, më shumë punë për kompanitë e Kërçovës, qytetarët tanë të rinjtë më së shumti, do mundësohen në Kërçovë.

Fundi i një regjimi nuk do të jetë dramatik për qytetarët. Jemi në shekullin e 21-të. Na duhet mirëkuptim mes vedi. Mirëkuptim me fqinjin e etnisë tjetër. Na duhet zhvillim dhe jo zhelet e një epoke të tejkaluar tashmë.

Prej nesër fillojmë me realizimin e projekteve dhe punësimeve që kemi premtuar, për të mbajtur rininë afër familjeve të tyre”, ka shkruar Limani.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

azizi fitoren ia dedikoj shokeve te idealit 69086eb7b2943
Lajmi i mëparshëm

Azizi: Fitoren ia dedikoj shokëve të idealit

bujar leskaj jep doreheqjen nga drejtimi politik i vlores 690877d6787ee
Lajmi i radhës

Bujar Leskaj jep dorëheqjen nga drejtimi politik i Vlorës

Të fundit nga

ShkoLartë