limaj shteti dhe populli i kosoves nuk lejojne qe ti rishkruhet historia 6ab6d0350232d

​Limaj: Shteti dhe populli i Kosovës nuk lejojnë që t’i rishkruhet historia

September 25, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se aktgjykimi i Gjykatës Speciale në Hagë ka nxitur një ndjenjë krenarie te qytetarët e Kosovës për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe kontributin e saj në çlirimin e vendit.

Limaj, pjesëmmarës në protestën e sontme :Jo në emrin tim”, tha se pas vendimit të gjykatës është dëshmuar ajo që, sipas tij, është ditur gjithmonë, se UÇK-ja përfaqëson identitetin e kombit dhe të lirisë së Kosovës.

Limaj: Ushtria Çlirimtare e Kosovës, identitet i këtij kombi, i lirisë

“Besoj që kjo situatë e rëndë pas vendimit të Gjykatës në Hagë ka çuar atë që ne e kemi ditur gjithmonë: Ushtria Çlirimtare e Kosovës është identitet i këtij kombi, i lirisë dhe siç kemi thënë ndërdijen e popullit të Kosovës e posaçërisht djemve e vajzave për të çliruar këto ditë kanë nxjerrë në pah që ndihen krenarë për baballarët e tyre. Ai produkt është vetë liria, shteti e krejt aio qe sot e gëzoni”, tha ai.

Ai theksoi se aktgjykimi nuk duhet të shihet vetëm në raport me individët që po gjykohen, por si pjesë e një përpjekjeje për të ndryshuar interpretimin e historisë së Kosovës.

Limaj: Shteti dhe populli i Kosovës nuk lejojnë që t’i rishkruhet historia

“Ndihem mirë që njerëzit e kanë kuptuar që ky aktgjykim nuk ka të bëjë me individin se ky aktgjykim ka një objektiv për të shlyer një histori e për të rishkruar një histori. Shteti dhe populli i Kosovës nuk lejon që t’i rishkruhet historia”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

WhatsApp Image 2026 09 25 at 00.06.47
Lajmi i mëparshëm

Big Nit shpërthen me projektin e ri, një dozë e fortë hip hop-i shqiptar

nga inteligjenca artificiale te revolucioni i flamingove ne tirane rama me 25 minuta fjalim ne okb 6ab6d0b2072da
Lajmi i radhës

Nga Inteligjenca Artificiale te Revolucioni i Flamingove në Tiranë, Rama me 25 minuta fjalim në OKB

Të fundit nga

ShkoLartë