limaj rinia eshte energjia e malisheves dhe garancia e se ardhmes 68d1adcec9560

Limaj: Rinia është energjia e Malishevës dhe garancia e së ardhmes

September 22, 2025
min lexim

Rinia është energjia e forca e Malishevës dhe garancia e së ardhmes. Kështu u tha gjatë tubimit elektoral të Nismës Socialdemokrate me të rinjtë e Malishevës.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ftoi të rinjtë të rreshtohen krah Nismës Socialdemokrate për një të ardhme më të mirë për ta.

“Nuk ka gjë më të mirë se të angazhoheni aty ku duhet, për të bërë lagjen tuaj më të mirë dhe për të dhënë kontributin aty ku duhet. Rreshtimi juaj është i rëndësishëm. Sot me pjesëmarrjen tuaj po përçoni mesazh se Malisheva është mirënjohëse për transformimin që ekipi ynë i ka sjellë komunës”, theksoi ai.

Ai shtoi se projektet e realizuara në këtë komunë janë dëshmi e angazhimit dhe e qeverisjes së duhur dhe kjo tha se do të vazhdojë edhe për një mandat tjetër.

“Ne duam që kjo frymë të vazhdojë, sepse vetëm kur jemi të bashkuar ka shpresë për punë më të mira. Ju jeni dëshmitarë të këtij transformimi. Malisheva e vlerëson punëtorin dhe ne jemi punëtorë. Banorët kanë vendosur sepse po jetojnë ndryshimin që ka ndodhur, dhe kjo është Malisheva urbane me Ekrem Kastratin”, shtoi ai.

Bartësi i listës, Halil Morina, theksoi se rinia është e ardhmja e vendit.

“Rinia është e ardhmja e vendit dhe do të jetë bartës të institucioneve. Me kryetarin Kastrati, nesër ju do të jeni më pranë vendimmarrjes. Rinia gjithmonë ka pasur ideale të mëdha; ata protestuan dhe u rebeluan që sot të kemi një shtet demokratik dhe të lirë. Sot prezenca juaj tregon se keni një vizion të qartë dhe ky vizion është e ardhmja e sigurt e këtij subjekti politik. Malisheva sot ka një bulevard dhe një shesh multifunksional për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme dhe në mandatin e ardhshëm do ta zhvillojmë edhe më tej”, deklaroi Morina.

Deputetja Arbëreshë Krasniqi nga Nisma, tha se Malisheva është vendlindja e komandant Çelikut dhe u shpreh e bindur për fitoren  e këtij subjekti në krye me Kastratin.

“Të gjithë të rinjtë janë bashkë me kryetarin Kastrati që zgjedhjet t’i fitojmë pa balotazh. Jam e bindur se bashkë me ju, me këtë energji të re dhe të pandalshme, Ekremi do të jetë fitues. Malisheva është vendlindja e komandantit dhe askush nuk mund ta ndryshojë këtë. Për një Malishevë urbane, për sheshin e Malishevës ka vetëm një emër: Malisheva urbane dhe Ekrem Kastrati”, ka thënë ajo.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkarkoi zv ministrin se piu cigare ne lokal kociushkelje e pajustifikuar e ligjit 68d1abb31f004
Lajmi i mëparshëm

Shkarkoi zv.ministrin se piu cigare në lokal, Koçiu:Shkelje e pajustifikuar e ligjit

po kam frike me shku te zoti deklarata e fuqishme e petrovcit e dhene para disa viteve 68d1aef637ee0
Lajmi i radhës

“Po kam frikë me shku te Zoti” – deklarata e fuqishme e Petrovcit e dhënë para disa viteve

Të fundit nga

ShkoLartë