limaj nga prizreni eshte koha per nje kapercim te madh 68c9c4cf9acde

Limaj nga Prizreni: Është koha për një kapërcim të madh

September 16, 2025
1 minut lexim

Nisma Socialdemokrate ka hapur fushatën elektorale për zgjedhjet e 12 tetorit në Prizren.

Duke shpalosur programin që ofron Nisma Socialdemokrate, i pari i këtij subjekti, Fatmir Limaj, tha se platforma e tyre përfshin pakot e veçanta për mirëqenien sociale, zhvillimin e arsimit dhe shëndetësisë, përmirësimin e shërbimeve mjekësore dhe rritjen e standardeve të shërbimeve publike.

“Aktualisht, ju, Prizreni sikur Kosova, po vazhdoni të provoni  e të testoni vetën. Boll e keni provuar vetën Prizren, e keni provuar edhe me ata, po e keni provuar edhe me këta, asnjërit hairin s’ju keni parë. Është koha për një kapërcim të madh, është koha për një ndryshim të madh, është koha me ja dhënë besimin atyre që Kosova iu ka hak e që asnjëherë nuk iu ka dhënë besimin sa ata e kanë merituar”, tha Limaj.

Ndërsa, kandidatja për kryetare nga ky subjekt, Albulena Balaj-Halimaj, premtoi se me fitoren e saj, Prizrenin do ta kthejë në qendër të zhvillimit ekonomik e atraksionit kombëtar.

“Me pakon e arsimit, shëndetësisë, turizmit, urbanizmit dhe shërbimeve publike ndërtojmë kushte moderne qytet të rregulluar dhe shërbime të denja për secilin, ta kthejmë Prizrenin në qendër zhvillimi ekonomik e atraksion kombëtar”.

Në këtë tubim u prezantuan edhe kandidatët për Kuvendin Komunal nga radhët e Nismës Socialdemokrate.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

be e shqetesuar per gjendjen e sundimit te ligjit ne shqiperi 68c9c2b456bd5
Lajmi i mëparshëm

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri

alberije hadergjonaj tregon kandidatin e preferuar per decanin me pushon shpirti kur vij nga amerika 68c9c5f29b1e1
Lajmi i radhës

Alberije Hadërgjonaj tregon kandidatin e preferuar për Deçanin: Më pushon shpirti kur vij nga Amerika…

Të fundit nga

ShkoLartë