limaj ekipi i izmakut garance per nje qeverisje te mire 68e17fcfaf55f

Limaj: Ekipi i Izmakut – garancë për një qeverisje të mirë

October 4, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka mbajtur sot tubim në një prej lagjeve të Vushtrrisë, për të mbështetur kandidaten për kryetare të kësaj komune, Xhevahire Izmakun, dhe kandidatin për Kuvend Komunal, Kushtrim Veseli.

Pritja e ngrohtë e banorëve, sipas Limajt, është dëshmi se ndryshimi në Vushtrri po vjen.

“Vushtrria ka rastin që për herë të parë të udhëhiqet nga një grua kryetare, një intelektuale me përvojë të gjatë, e cila e njeh funksionimin e komunës dhe politikën nacionale” tha Limaj, duke shtuar se ky ekip është garancë i qeverisjes së mirë.

Ky është postimi i plotë i tij:

Së bashku me kandidaten për kryetare të Vushtrrisë, znj. Xhevahire Izmaku, ishim në tubimin e mbajtur në lagjen e kandidatit tonë për kuvendin komunal, Kushtrim Veseli!

Pritja nga banorët është dëshmi se ndryshimi i shumëpritur në Vushtrri po vjen me mbështetjen e fuqishme të qytetarëve.

Vushtrria ka rastin që për herë të parë të udhëhiqet nga një grua kryetare, një intelektuale me përvojë të gjatë, e cila e njeh funksionimin e komunës dhe politikën nacionale.

Znj. Izmaku dhe ekipi i saj janë garancë për një qeverisje të mirë, për përmirësim të infrastrukturës, arsim cilësor, shëndetësi funksionale, mbështetje për të rinjtë dhe gratë, dhe për zgjidhje konkrete për çdo çështje që e preokupon qytetarin e Vushtrrisë.”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

u kapen duke trafikuar mbi 140 arme arrestohen ne greqi 13 shtetas turq 68e178f4b490f
Lajmi i mëparshëm

U kapën duke trafikuar mbi 140 armë, arrestohen në Greqi 13 shtetas turq

mitet e marredhenies se lumtur qe nuk duhet ti besoni me 68e180ff079b4
Lajmi i radhës

Mitet e marrëdhënies së lumtur që nuk duhet t’i besoni më

Të fundit nga

ShkoLartë