ligjvenesit ne dhomen e perfaqesuesve pritet te votojne sot per rihapjen e qeverise 691456d40b4ba

Ligjvënësit në Dhomën e Përfaqësuesve pritet të votojnë sot për rihapjen e Qeverisë

November 12, 2025
min lexim

Përpjekjet për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në histori të Qeverisë amerikane po shkojnë drejt fundit, pasi më 12 nëntor pritet të zhvillohet një votim final. Presidenti amerikan, Donald Trump, shpalli fitore në këtë përballje politike me demokratët.

Dhoma e Përfaqësuesve me gjasë do të votojë të mërkurën për projektligjin për shpenzime për të zgjidhur mosmarrëveshjen gjashtëjavore, pasi tetë demokratë u ndanë nga partia, duke mbështetur këtë projektligj.

Gjatë fjalimit për Ditën e Veteranëve, Trump lavdëroi kryetarin republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johson, dhe udhëheqësin e shumicës në Senat, John Thune.

“Urime juve dhe Johnit dhe të gjithëve për këtë fitore të madhe”, tha Trump.

“Po e rihapim vendin tonë – nuk është dashur kurrë të mbyllej”, shtoi ai.

Më vonë, Trump tha se pret që Dhoma, e kontrolluar nga republikanët, të miratojë projektligjin për financimin e Qeverisë deri në janar. “Vetëm njerëzit që e urrejnë vendin tonë duan ta shohin atë që të mos rihapet”, tha ai për ESPN.

Demokratët kryesorë janë zotuar se do ta kundërshtojnë projektligjin për financimin e Qeverisë, kryesisht për shkak se nuk trajton drejtpërdrejt çështjen e subvencioneve për sigurimet shëndetësore, që pritet të skadojnë në fund të këtij viti.

Por, ka gjasa që projektligji të miratohet në Dhomën e Përfaqësuesve, pasi duhet vetëm një shumicë e thjeshtë dhe republikanët e kanë një epërsi të ngushtë.

Që nga fillimi, Trump u kishte bërë presion demokratëve lidhur me mbylljen e Qeverisë dhe kishte refuzuar të negocionte për kërkesat e tyre lidhur me sigurimet shëndetësore.

Një milion punonjës federalë kanë punuar pa paga, përfitimet ushqimore për amerikanët me të ardhura të ulëta janë vënë në rrezik dhe udhëtarët janë përballur me anulime dhe vonesa të fluturimeve para Festës së Falënderimeve.

Sekretari i Tramsportit, Sean Duffy, paralajmëroi të martën se kaosi mund të përkeqësohet deri në fundjavë nëse mbyllja vazhdon, pasi kontrollorët ajrorë nuk do të mund të paguhen dhe autoritetet mund të urdhërojnë anulimin e mëtejmë të fluturimeve.

Të hënën, tetë demokratë u pajtuan që të votonin projektligjin, pa marrë koncesionet e kërkuara.

Kjo marrëveshje ka përçarë demokratët, me figurat kyç që kanë thënë se partia është dashur që të këmbëngulë në zgjatjen e subvencioneve për sigurimet shëndetësore, që ishte çështja kryesore e përplasjes mes dy partive që çoi në mbylljen e Qeverisë.

Por, republikanët në Senat u kanë premtuar demokratëve se do të organizojnë një votim për sigurimet shëndetësore, pasi miliona amerikanë pritet të përballen me dyfishim të kostove të sigurimeve shëndetësore nëse subvencionet nuk zgjaten. / REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

emri krijoi profil te rreme ne rrjetet sociale me logon dhe emrin e nje banke dhe ofronte kredi te paautorizuara nje i arrestuar dhe dy te proceduar ne tirane 69145663980dd
Lajmi i mëparshëm

Emri/ Krijoi profil të rremë në rrjetet sociale me logon dhe emrin e një banke dhe ofronte kredi të paautorizuara, një i arrestuar dhe dy të proceduar në Tiranë

armepushimi ne lindjen e mesme vijon mes tensioneve izraeli rihap kalimin zikim per ndihma humanitare ne gaza 6914588607c9b
Lajmi i radhës

Armëpushimi në Lindjen e Mesme vijon mes tensioneve, Izraeli rihap kalimin Zikim për ndihma humanitare në Gaza

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë