ligji per te huajt rudolph qendrimi i partnereve nderkombetare eshte qe implementimi te behet ne menyre te kujdesshme 69be481bcda2a

Ligji për të huajt, Rudolph: Qëndrimi i partnerëve ndërkombëtarë është që implementimi të bëhet në mënyrë të kujdesshme

March 21, 2026
1 minut lexim

Ambasadori gjerman Rainer Rudolph ka folur për ligjin për të huajt dhe zbatimin e tij në Kosovë, ku theksoi se fokusi i partnerëve ndërkombëtarë ka qenë te mënyra praktike e implementimit të ligjit.

Ai shtoi se qëndrimi i tyre ka qenë që zbatimi të bëhet me kujdes, në mënyrë që të mos shkaktohen vështirësi në jetën e përditshme të qytetarëve, sidomos për komunitetet pakicë.

“Ne kemi qenë në kontakt shumë të afërt me qeverinë dhe me kryetarët e komunave që preken më shumë nga kjo.

Qëndrimi ynë ka qenë që, nëse ligji zbatohet, prioriteti duhet të jetë që të bëhet në mënyrë që shërbimet shëndetësore dhe ato arsimore të mos dëmtohen”, tha ai në rtk.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ne lufte me cmimet rreziku i nje vale te re inflacioni te importuar edhe ne shqiperi 69be47e066468
Lajmi i mëparshëm

Në “luftë” me … çmimet, rreziku i një vale të re inflacioni të importuar edhe në Shqipëri

Të fundit nga

ShkoLartë