ligji per konfiskim te pasurise pret aktgjykimin e kushtetueses 692211611ab1d

Ligji për Konfiskim të Pasurisë, pret aktgjykimin e Kushtetueses

November 22, 2025
min lexim

Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ka kohë që vazhdon të presë sirtarëve të Gjykatës Kushtetuese. E vetmja përgjigje në pyetjet se ku ndodhet ky proces dhe pse ende nuk ka një aktgjykim, është se “Kjo lëndë është në procedurë të shqyrtimit nga Gjykata”.

Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, përfundoi në Kushtetuese në dhjetor të vitit 2024 nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Nuk është e paraparar në detaje, por në parim duhet të zgjidhet brenda 3 muajve dhe Gjykata Kushtetuese duhet të veprojë. Ky është një ligj i domosdoshëm, i cili duhet të krijohet edhe në Kosovë. E kam përmendur edhe më parë: duhet të krijohet një SPAK, i cili është kusht për integrimin evropian. SPAK-u ka për detyrë konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme të personaliteteve shtetërore, të cilat, me detyrën e tyre, kanë arritur në pasuri të paligjshme”, tha për RTK, Kadri Kryeziu.

Ligji për verifikim dhe konfiskim të pasurisë, nëse i kalon filtrat e Kushtetueses, pritet të zbatohet ndaj personave zyrtarë dhe palëve të treta, që dyshohet se kanë fituar në mënyrë të pajustifikueshme, drejtpërdrejt ose tërthorazi.

Ai përfshin periudhën nga data 17 shkurt 2008, dhe periudhën brenda dhjetë vjetësh nga momenti kur zyrtarët publikë pushojnë së ushtruari funksionin e tyre.

Ky ligj vlerësohet se mund të tronditë sidomos elitën politike, ndërkohë që mbetet një nga parakushtet për t`u bërë pjesë e mekanizmave ndërkombëtarë.

Më 5 dhjetor të vitit të kaluar Kuvendi i Kosovës miratoi në të dyja leximet Projektligjin për Byronë e cila është paraparë të funksionojë si autoritet kompetent për të nis dhe për të zhvilluar procedurën e verifikimit të pasurisë, si dhe të parashtrojë propozime në Gjykatë, për konfiskim të pasurisë.

Byroja, përveç një varg kompetencash për hetimin e pasurisë, është paraparë t`i raportojë Kuvendit një herë në vit për punën e saj. Në krye të kësaj byroje do të jetë një drejtor që do të zgjidhet për një mandat  5-vjeçar dhe i njëjti nuk ushtron asnjë funksion tjetër që mund të paraqesë konflikt interesi me funksionin e tij.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ditmir bushati dhe albana shehaj 35 vite nga renia e komunizmit dhe kemi ende sfidat e tranzicionit 692210fb641c5
Lajmi i mëparshëm

Ditmir Bushati dhe Albana Shehaj: 35 vite nga rënia e komunizmit dhe kemi ende sfidat e tranzicionit

shpetoi 85 vjecarin italian nga mbytja kryeministrja meloni pershendet aktin e heroit shqiptar 692212053a40b
Lajmi i radhës

Shpëtoi 85-vjeçarin italian nga mbytja, kryeministrja Meloni përshëndet aktin e ‘heroit’ shqiptar

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë