ligji per barazine gjinore kumbaro mos u bazoni te dezinformimi lexoni ligjin 6913907687202

Ligji për Barazinë Gjinore, Kumbaro: Mos u bazoni te dezinformimi, lexoni ligjin

November 11, 2025
1 minut lexim

Midis debateve për ligjin e ri për barazinë gjinore dhe pritjes për dekretim nga presidenti, ka reaguar dhe ministrja e arsimit Mirela Kumbaro, e cila ka kërkuar më shumë qartësi dhe informim mbi përmbajtjen reale të ligjit.

“Ju duhet të dini që çdo iniciativë ligjore kanë një detyrim ligjor që është bindje politike që ne kemi, të jemi në të njëjtën linjë me direktivat europiane që rregullojnë jetën demokratike në vendet tona. E njëjta gjë ka ndodhur me ligjin në fjalë”, tha ministrja.

Kumbaro iu përgjigj edhe shqetësimeve të ngritura nga grupe të ndryshme lidhur me ndikimin e mundshëm të ligjit në sistemin arsimor dhe literaturën për fëmijët.

“Merreni lexojeni ligjin, të gjitha programet shkollore i kemi të botuara, ato kalojnë në një proces shumë të gjatë diskutimi dhe trajnimesh nga mësueset. Ndaj është e rëndësishme të komunikojmë mesazhin e duhur prindërve dhe klasave, mësuesve para se të hedhim shashka siç janë përpjekur aktorë të ndryshëm”, u shpreh ministrja.

Ligji për Barazinë Gjinore u miratua në Kuvend me 77 vota pro dhe synon të përmirësojë kornizën ligjore për trajtimin e barabartë të qytetarëve, në përputhje me standardet europiane.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shqipja ben deklaraten e forte tregon pse sflet me bledin 69137dd668949
Lajmi i mëparshëm

Shqipja bën deklaratën e fortë, tregon pse s’flet me Bledin

calhanoglu shpallet lojtari me i mire turk i vitit 691390d81f335
Lajmi i radhës

Calhanoglu shpallet “Lojtari më i mirë turk i vitit”

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë