ligji per barazine gjinore ambasadorja e frances ska direktive te posacme te be se per ligjin por vlere europiane 69123ef8f2677

Ligji për barazinë gjinore, Ambasadorja e Francës: S’ka direktivë të posaçme të BE-së për ligjin, por vlerë europiane!

November 10, 2025
min lexim

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, gjatë një vizite në Korçë, ka dhënë një deklaratë për media mbi disa çështje si ligji për barazinë gjinore, i cili ka nxitur debate kohët e fundit.

E pyetur për ligjin e barazisë gjinore, ambasadorja theksoi se nuk ka një direktivë të BE për këtë ligj, por shtoi se të gjitha tekstet e BE mbrojnë të drejtat njerëzore dhe mungesën nga diskriminimi.

“Ajo që mund të them është që të drejtat e njeriut, mosdiskriminimi kundrejt çdo lloj njeriu dhe popullsie dhe barazia e gjinive janë vlerat thelbësore të bashkimit europian. Nuk ka një direktivë të BE, të gjitha tekstet e BE mbrojnë të drejtat njerëzore dhe mungesën nga diskriminimi, është zemra e të drejtës në BE dhe është zemra e diplomacisë franceze gjithashtu”, tha ajo.

Në lidhje me raportin e fundit të Këshillit të Europës mbi standardet e BE për Shqipërinë, ambasadorja e cilësoi atë si pozitiv.

“Raporti që u publikua së fundmi ishte shumë pozitiv, ku u nënvizua dhe nga autoritetet e tjera dhe komisioneria e Natos, edhe nga përfaqësues të tjerë të BE, përfaqësues të politikës së jashtme, kryeministri, ambasadori i BE në Shqipëri. Po, është një raport pozitiv që tregon progresin dhe merr parasysh gjithë progresin e paprecedentë që është bërë deri tani në raport me Shqipërinë. Ajo që është e qartë është gjithashtu se kjo qasje duhet të vazhdojë deri në të ardhmen duke inkurajuar reformat e duke vazhduar në këtë rrugë. Është akoma e nevojshme që të shkojmë edhe më larg se sa kemi ecur deri tani.

Përtej teksteve ligjore është çështja e zbatimit të këtyre reformave dhe ligjeve. Kontrolli dhe mënyra se si do të aplikohet kjo normë dhe këto ligje tek qytetarët dhe aktorët e ndryshëm, përfshirë dhe ata ekonomikë, ka ende shumë për tu bërë. Jam shumë besimplotë me faktin që Shqipëria është në gjendje të arrijë objektivat e saj dhe ne jemi në dispozicionin e saj për ta ndihmuar por është një punë shumë e vështirë. Duhet që të gjithë të kontribuojnë, klasat politike dhe gjithë parlamenti”, tha ajo.

Sa i përket ecurisë së SPAK, Suard e konsideroi atë si rezultatin emblematik të reformës në drejtësi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

3 trende mode nga e kaluara qe jane rikthyer fuqishem ja si do ti veshim kete sezon 69122c54c8336
Lajmi i mëparshëm

3 trende mode nga e kaluara që janë rikthyer fuqishëm: Ja si do t’i veshim këtë sezon

prezantohen planet e kupes se boterorit 2026 69123f5485d86
Lajmi i radhës

​Prezantohen planet e Kupës së Botërorit 2026

Të fundit nga

Mediat botërore shpërthejnë pas incidentit

Incidenti mes Vinícius Júnior dhe Gianluca Prestiani në ndeshjen mes Benfica dhe Real Madrid në UEFA Champions League ka shkaktuar reagime të forta në mediat ndërkombëtare, të cilat e kanë cilësuar episodin
ShkoLartë