ligji i barazise gjinore spahia 21 vende te be se nuk e kane nuk ka lidhje me integrimin 690e82baae189

Ligji i Barazisë Gjinore/ Spahia: 21 vende të BE-së nuk e kanë, nuk ka lidhje me integrimin

November 8, 2025
1 minut lexim

Deputeti i Partisë Demokratike,  njëherësh Kryetari i Komisionit parlamentar të Shëndetësisë, Bardh Spahia komentoi ligjin për ‘barazinë gjinore’, i miratuar mbrëmë në Kuvend me votat e mazhorancës.

Spahia ka theksuar se 21 nga vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk kanë një legjislacion të tillë dhe ky ligj nuk kërkohet nga BE-ja.

“Mjafton të përmendim faktin që janë 21 vende të Bashkimit Europian që nuk e kanë këtë ligj. Të rikujtojmë për qytetarët edhe faktin që shtete si Sllovenia apo Hungaria së fundmi ëh, kanë bërë të kundërtën e këtij ligji. Janë shprehur qartazi për njohjen e vetëm dy gjinive, për të treguar që nuk ka aspak lidhje me procesin e integrimit europian dhe nuk është kusht. Pasi proceset e integrimit europian rregullohen kryesisht nëpërmjet direktivave që Bashkimi Europian lëshon.

Dhe ne i kemi studiuar me vëmendje direktivat e Bashkimit Europian për barazinë gjinore. Ne i kemi nxjerrë madje, i kemi evidentuar. Në këto direktiva përdoren vetëm tre nocione. Dhe konkretisht, ‘Equality between women and men’, pra barazia midis grave dhe burrave. ‘Gender equality’, barazi gjinore në kuptimin binar: burrë dhe grua. ‘Equal treatment in employment, occupation and pay’.Pra, trajtimi i barabartë në punë, profesion dhe paga. Dhe gjithmonë i referohet qartazi kuptimit binar, pra të njohjes së vetëm dy gjinive: burrë dhe grua. Në asnjë prej këtyre direktivave të Bashkimit Europian nuk përdoren termat që përdoren në ligjin aktual shqiptar, ku kryesoret janë, përkatësi, termat përkatësi e dyfishtë, e cila përsëritet 25 herë pothuaj në çdo nen të ligjit”, tha Spahia.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

millie bobby brown emocionon ne premieren e fundit te stranger things 690e701361c1d
Lajmi i mëparshëm

Millie Bobby Brown emocionon në premierën e fundit të “Stranger Things”

anis mehmeti nuk po ndez me ne angli 690e8315eaaec
Lajmi i radhës

Anis Mehmeti nuk po “ndez” më në Angli

Të fundit nga

ShkoLartë