lidhja shqiptare shprehim solidaritetin tone te plote me te gjithe qytetaret e gostivarit 6a5e9d6f4c993

Lidhja Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

July 21, 2026
1 minut lexim
lidhja

Lidhja Shqiptare ka shprehur solidaritet të plotë me qytetarët e prekur nga helmimi i ujit të pijshëm në komunën e Gostivarit, duke kërkuar që rasti të hetohet në mënyrë të shpejtë, profesionale dhe plotësisht transparente.

Në një komunikatë për opinionin, partia u ka uruar shërim sa më të shpejtë të gjithë të prekurve dhe ka shprehur mbështetje për stafin mjekësor që, sipas saj, po punon me përkushtim në përballimin e situatës.

“Lidhja Shqiptare pret që institucionet kompetente të zhvillojnë një hetim të bazuar në fakte dhe ligj, pa mbrojtur apo paragjykuar askënd. Sipas partisë, përgjegjësia ligjore duhet të përcaktohet dhe rasti të zbardhet plotësisht.

Partia vlerëson se, përveç përgjegjësisë ligjore, duhet të ketë edhe përgjegjësi morale. Në komunikatë thuhet se si udhëheqësia e mëparshme ashtu edhe ajo aktuale e komunës nuk kanë treguar një përgjegjësi të tillë, duke shtuar se kjo ka ndikuar në gjendjen aktuale të Gostivarit.

Lidhja Shqiptare kërkon gjithashtu që institucionet të garantojnë furnizim të sigurt me ujë të pijshëm dhe informim të rregullt e të saktë për qytetarët.

“Besimi rikthehet vetëm me transparencë, përgjegjësi dhe veprim konkret. Shëndeti publik nuk është çështje politike, por përgjegjësi e përbashkët”, thuhet në komunikatë.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

policia ngre padi ndaj pese personave dhe kater kompanive e demtuan agjencine per punesim me 3 5 milione denare 6a5e9c2056e75
Lajmi i mëparshëm

Policia ngre padi ndaj pesë personave dhe katër kompanive, e dëmtuan Agjencinë për punësim me 3.5 milionë denarë

rekord punesimi i te huajve shifrat arrijne ne 227 mije shtetas 6a5f08d0cbbe7
Lajmi i radhës

Rekord punësimi i të huajve, shifrat arrijnë në 22,7 mijë shtetas!

Të fundit nga

ShkoLartë