Lideri i ri suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, ka miratuar një propozim të Pakistanit për një armëpushim dyjavor mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, sipas informacioneve të publikuara nga New York Times. Vendimi erdhi pas një periudhe diplomacie intensive dhe presioni të minutës së fundit nga Kina për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Sipas raportimeve, propozimi parashikon një ndalim të përkohshëm të armiqësive për dy javë, periudhë gjatë së cilës palët do të përpiqen të zhvillojnë negociata për një marrëveshje më të gjerë që mund t’i japë fund luftës. Pakistani ka vepruar si ndërmjetësi kryesor në komunikimin mes Uashingtonit dhe Teheranit, duke paraqitur planin pak para një afati të vendosur nga presidenti amerikan për intensifikimin e operacioneve ushtarake.
Burimi: alfax.mk

